1901271_258151281018465_1869724168_n

Ceremonia e Diplomimit në FAU për vitin akademik 2012-2013 u zhvillua në datë 13.02.2014 në Godinën B. Në shpërndarjen e 40 diplomave morën pjesë Dekani i FAU Prof. Andrea Maliqari, Dekani i FIN (Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit) Prof. Asoc. Gëzim Hasko, Zv. Dekani i FAU Gjergji Islami si dhe Pergjegjësi i Departamentit të Urbanistikës Dritan Çaro.

Në fjalën përshëndetëse Prof. Maliqari theksoi rolin dhe traditën e FAU në arritjet në fushën e arkitekturës dh urbanistikës në vend si dhe uroi studentët për një karrierë të suksesshme.

1622739_258151124351814_1996856983_n

Një fjalë përshëndetëse u mbajt edhe nga MSc. Saimira Mitrushi e cila ishte studentja e diplomuar me rezultatet më të larta në ketë ceremoni.

Pas dhënies së diplomave, atmosfera u ngroh nga surprizat e përgatitura nga një grup studentësh. Ceremonia u mbyll me hedhjen tradicionale të kapeleve që u pasua nga fotografi të shumta me kolegët, profesorët dhe familjarët e të diplomuarve.

1656057_258151264351800_610272469_n  1011677_258153157684944_203587114_n