Në datën 28 tetor 2017, në ambientet e “Dyqanit të Rakos” Pazari i Vjetër i Korçës u zhvillua ceremonia e Diplomimit të 22 Restauratorëve të parë pjesë e “Masterit Profesional Restaurim Monumentesh Kulture”. Me këtë rast u hap dhe Ekspozita “Unë restauroj”, me projektet e restaurimit me tematikë nga rajoni i Korçës, të punuara nga diplomantët e vitit të parë akademik të këtij Masteri.
Në ceremoninë e Dipllomimit morën pjesë Ministrja e Kulture Zj. Mirela Kumbaro, Ministri i Bujqësisë Z. Niko Peleshi, Drejtoresha e IMK Zj. Arta Dollani, Rektori i Universitetit të Korçës Prof. Ali Jashari, Rektori i UPT Prof. Andrea Maliqari, Zv Kryetari i Bashkisë së Korçës Z. Ermal Saraçi dhe punonjës të saj, Dekani i FAU Prof. Florian Nepravishta dhe pedagogë të Masterit, studentë dhe qytetarë dashamirës të trashëgimisë kulturore.
Mësimdhënia në Degën e qytetit të Korçës të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikes, UPT u mundësua nga bashkëpunim i shkëlqyer midis UPT, Bashkisë Korçë, Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe QSA. Specialist nga më të njohurit e fushës së ruajtjes dhe restaurimit të monumenteve të kulturës u bënë pjesë e mësimdhënies në këtë Master të munguar prej vitesh në sistemin Universitar në vendin tonë. Katër profesor nga Universitetet partnere të FAU nga Sapienza University of Rome, Universita di Campania dhe Vienna University of Technology kotribuan me ekspertizën e tyre në mbarëvajtjen e këtij masteri.
Urime studenteve!
CEREMONIA E NDARJES SË DIPLOMAVE
19:30 Celja e ceremonisë
19:35 Fjala përshëndetëse nga Zv/Kryetari i Bashkisë Korçë, z. Ermal Saraci
19:45 Fjala përshëndetëse e Dekanit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, z. Florian Nepravishta
19:55 Fjala përshëndetëse e Rektorit të Universitetit Politeknik të Tiranës, z. Andrea Maliqari
20:05 Fjala përshëndetëse e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi
20:15 Fjala përshëndetëse e Ministrit të Kulturës, znj. Mirela Kumbaro
20:30 eremonia e ndarjes së diplomave dhe ekzpozimi i projekteve të restaurimit të diplomantëve