Kandidatët fitues në programin e studimit Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture, viti akademik 2022-2023, mund të regjistrohen deri në datën 28.10.2022, nga ora 800 – 1600, pranë sekretarisë mësimore në ambientet e FAU-ut.
Dokumentacioni që duhet të paraqesin është si më poshtë:
- Diplomë ose fotokopje të njehsuar me origjinalin
- Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njehsuar me origjinalin
- Formulari i aplikimit
- Fotokopje të dokumentit të identifikimit (ku të shënohet nr.telefoni dhe adresa e-email)
- Fotokopje të kartës së identitetit të babait.
- Dy fotografi personale
- Mandati i pagesës