Eled Fagu është arkitekt i diplomuar në vitin 2006 pranë Università degli Studi di Firenze – Itali. Ai ka filluar të angazhohet në mësimdhënie prej vitit 2007, fillimisht pranë Universitetit Polis dhe prej 2014 në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës- Universiteti Politeknik i Tiranës si staf i brendshëm, ku vazhdon të jetë i angazhuar aktualisht si Lektor në Teori Arkitekture dhe Projektim Arkitektonik. Ne 2021 merr graden ‘Doktor i shkencave’ me dizertacionin me temë “Qyteti Socialist në Shqipëri – Kombinati i Tekstileve Tiranë” dhe aktualisht vazhdon kërkimet në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës bashkohore me interes të veçantë në trashëgiminë e regjimeve totalitare dhe periudhën e tranzicionit. Paralelisht me punen akademike ai zhvillon ekspertizën e tij në fushën e projektimit arkitektonik dhe urban me pjesmarrje në projekte me impakt shoqëror, si autor dhe në bashkëpunime me grupe projektimi internacionale.
Kontakt: eled.fagu@fau.edu.al
Mësimdhënia :
- Teori Arkitekture
- Studio Arkitekture 5 dhe 6
- Atelie Diploma