
Njoftohen studentët e diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik të Tiranës, se Universiteti Politeknik i Barit ka hapur thirrjen për aplikim, për studime në Shkollën e Specializimit të Trashëgimisë Arkitekturore dhe Peizazhore, për vitin akademik 2022 – 2023.
Shkolla ofron 2 bursa nga universitete të vendeve jo anëtare të Bashkimit Europian.
Njoftimi është publikuar si në portalin e Politeknikut të Barit (Politecnico di Bari), ashtu edhe në portalin e shkollës (Scuola di Specializzazione in Beni Architettonici e del Paesaggio).
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve – 30 shtator 2022.
Për informacion të plotë mbi Shkollën e Specializimit të Trashëgimisë Arkitekturore dhe Peizazhore, mënyrën e aplikimit, kërkesat dhe kriteret që duhen plotësuar, afatet kohore, si dhe informacione të tjera, ju lutemi klikoni në link-et:
specializzazionepoliba.it