Author Archives: admin Fau
Gjeni më poshtë orarin e ndryshuar të provimeve të sezonit të verës, viti akademik 2022 – 2023.
Ndryshimet paraqiten me ngjyrë të verdhë për datën 28 Qershor, pasi kjo datë është ditë pushimi.
Me datë 20 qershor 2023 u mbajtën në Venecia disa takime me prof. Benno Albrecht, rektorin e IUAV, prof. Angelo Maggi, i dërguar i rektorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe me përfaqësues të tjerë të universitetit IUAV me delegacionin e FAU/UPT.
Në takime u konfirmua dëshira e mirë dhe impenjimi dypalësh për të vijuar tashmë bashkëpunimin në:
– Diplome të Dyfishtë italiane e shqiptare deri në 2025 për studentet e FAU në studimet Master në Arkitekturë dhe Urbanistikë me bursa të plota nga Erasmus +. Ndërkohë palët do të marrin masa dhe do të aplikohet edhe për vitet e mëvonshme për të garantuar vazhdimësinë.
– Krijimin e mundësisë për një bashkëpunim për ciklin e tretë PhD diplome te dyfishtë italiane e shqiptare në arkitekturë dhe Urbanistikë, Restaurim e Dizajn.
– Bashkëpunime të niveleve të ndryshme të lidhura me kërkimin shkencor, akademik dhe studentor.- Pasurimin e laboratorëve didaktike të Fau dhe trajnimin e stafeve teknikë për to, sidomos nè fushat e Restaurimit.
LAJMËROHEN STUDENTËT e ARKITEKTURËS se:
KONTROLLI II + III zhvillohet në dt. 10/07/2023
DORËZIMI zhvillohet në dt. 17/07/2023 ora 9.30 – 13.00
MBROJTJA kryhet në dt. 20-21/07/2023 ora 9.30
LAJMËROHEN STUDENTËT DIPLOMANTË në Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn se:
KONTROLLI III zhvillohet në dt. 10/07/2023
DORËZIMI zhvillohet në dt. 17/07/2023 ora 9.30 – 13.00
MBROJTJA kryhet në dt. 19/07/2023 ora 9.30
Njoftohen të gjithë studentët të cilët do të diplomohen në sezonin e verës 2022-2023, se duhet të dorëzojnë pranë sekretarisë mësimore dokumentacionin e mëposhtëm, brenda datës 3 Korrik 2023, ora 09:00 – 14:00
Prizren | 05.06.2023
Dita 3 e ekskursionit të vitit të 4 të FAU:
Qyteti i trashëgimisë kulturore, që surprizoi me prezencën e arkitektit të mirënjohur kosovar Gëzim Paçarizi.
Valbonë | 04.06.2023
Dita 2 e ekskursionit të vitit të 4 të FAU:
Në një nga perlat e veriut shqiptar, me peizazhin unik skulpturor, që kalon limitet e fantazisë.
Shkodër | 03.06.2023
Dita 1 e ekskursionit të vitit të 4 të FAU:
Qyteti i artit dhe arkitekturës, me një bollëk aktivitetesh të lidhura me eventet e Ekranit të Artit dhe Harabel.
I. Njoftohen të gjithë studentët e rregullt, dega Arkitekturë, Urbanistikë, Dizajn dhe Master Restauro, të paguajnë tarifën e shkollimit, të përcaktuar në bazë të VKM 288, datë 21.05.2018 dhe Vendimit të Bordit, nr.22, datë 27.07.2022, si më poshtë:
- Për studentët me mesatare deri në 6, tarifa është 40.000 lekë.
- Për studentët me mesatare 6 – 9, tarifa është 20.000 lekë.
- Për studentët e Masterit Restaoro, tarifa është 85.800 lekë.
II. Për studentët përsëritës nga viti I – IV, tarifa është 40.000 lekë.
Për studentët përseritës me kredite, viti III Dizajn dhe viti IV Arkitekturë, Urbanistikë, duhet të paraqiten te zyra e financës për të marrë kreditet dhe faturën për arkëtim.
Shënim: Nëse tarifa e shkollimit është e papaguar, të humb e drejta për të hyrë në provim!
Momente nga inagurimi i ekspozitës: “Vizione të aktivizimit të potencialeve të lumit Vjosa”, e vendosur në Hollin e FAU / FTI , pranë UPT, Sheshi “Nënë Tereza”.
Kjo ekspozitë vjen si rezultat i punës studimore të bërë nga një grup profesorësh dhe studentësh nga Fakulteti i Arkitekturës e Urbanistikës së Universitetit Politeknik të Tiranës dhe nga Departamenti i Arkitekturës në Pescara, të Universitetit “G. d’Annunzio” të Chieti-Pescara, Itali, në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, AKPT në Shqipëri.
Ekspozita është ende e vizitueshme në ditët në vijim.