Hapet thirrja për mobilitete (bursa) stafi të UPT-së, në kuadër të Marrëveshjes KA1, të Programit Erasmus + në Universidad Politécnica de Cartagena, Spanjë (Afati i aplikimit, 5 Maj 2023) | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Author Archives: admin Fau

Në kuadër të marrëveshjes KA1 bilaterale, të Programit Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin e Universitetit Politeknik të Tiranës, në Universidad Politécnica de Cartagena. Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni  këtu.

Afati i aplikimit është 5 maj 2023, ora 12.00.

Erasmus+ Mobility Agreement Staff Mobility For Teaching

Erasmus+ Mobility Agreement Staff Mobility For Training

Universiteti Politeknik i Tiranës hap dyert dhe fton të gjithë maturantët në mjediset e tij nga data 27 prill – 12 maj 2023.

Gjatë këtyre takimeve informuese, nxënësit e gjimnazeve dhe shkollave teknike, do të kenë mundësi të vizitojnë nga afër ambientet e UPT-së, të marrin informacion mbi programet e studimit që ofrohen në fakultetet e Universitetit tonë për çdo degë dhe cikël studimi.

Maturantët do të priten nga ekipi ynë, i përbërë nga pedagogë, specialistë të këshillimit të karrierës, specialistë të zhvillimit të kurrikulës, etj.

Këto ditë janë një mundësi shumë e mirë për t`i mundësuar të gjithë studentëve potencialë të UPT-së të njihen nga afër me Universitetin Politeknik, me fakultetet e tij dhe të marrin përgjigjet e të gjitha pyetjeve që ata kanë, duke i ndihmuar ata në një vendimmarrje shumë të rëndësishme për të ardhmen e tyre.

Për detaje ju lutem kontaktoni në: 0674081514 ose e-mail:
 zyraekarrieres@upt.al

Leksion i hapur në FAU, në kuadrin e Erasmus+, në lëndën Studio Arkitekture 4:
Prof. José Luís de SaldanhaISCTE-IUL, Departamento de Arquitectura e Urbanismo -Lisboa “The Book and the Library – shrines of human knowledge through time”
Në leksion do të trajtohet libri dhe bibliotekat si faltore të dijes njerëzore në kohë dhe si shembuj do të prezantohen një numër bibliotekash historike në Portugali.

Datë. 18/04/2023Ora. 13:00
Aula Magna “Silvano Pedrolo”, UPT
Sheshi Nënë Tereza

Qendra e Arkitekturës Rondeel (Hollandë) së bashku me Organizatën Hollandeze të Arkitekturës BNA organizuan një ekskursion dhe takime me aktorë lokalë mbi dizajnin urban dhe arkitekturën në Tiranë nga 19 – 23 Prill.Ata u mirëpritën në ambientet e Fau dhe UPT dhe më pas u shoqëruan në pika atraktive, apo edhe në zonat studimore si për shembull në Don Bosko, të studiuara më parë nga studentet holandezë e shqiptarë e të prezantuara si projekte në Hollandë. Një vizitë informative u realizua edhe në Pallatin e Brigadave. Grupi përbëhej nga arkitektë, urbanistë dhe pedagogë.Disa prej tyre kanë qenë të përfshirë më parë në projektet bashkëpunuese të studentëve të Universitetit të Shkencave të Aplikuara Saxion dhe Universitetit Politeknik Tiranë 2020-2023.

Momente nga hapja e ekspozitës tematike: “ARKITEKTURA NË KONTEKST TRADICIONAL” e autorit prof. Flamur Doli dhe nën kujdesin e Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës dhe kryetarit të tij Masar Dushi në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar të Tiranës.Në këtë event u realizua edhe përurimi i dy monografive studimore të autorit Prof. Flamur DOLI:1. “Vernaculare Architecture of Kosova”, Prishtina 20222. “Ruajtja praktike e trashëgimisë arkitektonike në Kosovë”, Prishtinë 2021Ekspozita është ende e vizitueshme ndaj mund ta vizitoni atë ende.

IAP njofton një bashkëpunim të ri me Save the Children për të botuar një libër me raste studimore, që ilustrojnë zgjidhje për ndryshimet klimaterike dhe politikat shëndetësore.

Projekti bazohet në projektin e IAP-së “Ndryshimi Klimaterik dhe Shëndeti”, si dhe në iniciativën e re strategjike të Save the Children “Klima dhe Shëndeti: Përshpejtimi i veprimit për klimën me përfitime shëndetësore”.

Prioritet do t’u jepet rasteve studimore që fokusohen në lidhjet midis klimës dhe shëndetit në katër fusha tematike:

· sistemet ushqimore dhe bujqësia;

· energjinë, duke përfshirë prodhimin, shpërndarjen, aksesin dhe efikasitetin;

· urbanizimi, duke përfshirë planifikimin urban;

· forcimi i sistemeve shëndetësore. Për detaje ju lutem referojuni linkut: https://www.interacademies.org/news/open-call-climate-change-and-health-policy-case-studies

Afati i fundit i dorëzimit të abstrakteve do te jetë deri më 31 maj 2023.

Autorët e rasteve studimore të përzgjedhura do të ftohen të paraqesin punën e tyre në një seminar në Trieste, Itali, dhe rastet studimore do të publikohen në një vëllim.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency