Zhvillohet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare, CHALLENGES OF THE SOCIETY FACING DIGITAL TRANSFORMATION, organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Author Archives: admin Fau

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë organizon, në datat 13 – 14 prill 2023  Konferencën shkencore ndërkombëtare – Sfidat e shoqërisë përballë transformimit dixhital (Challenges of the society facing digital transformation).

Konferenca ofron një mundësi për një diskutim akademik në lidhje me zhvillimin e sotëm të shoqërisë, përkatësisht DIXHITALIZIMIN. Akademikët, studiuesit dhe palët e interesuara do të kenë mundësinë të nxjerrin në pah pikëpamjet, studimet dhe shqetësimet e tyre në lidhje me transformimin dixhital.

Objektivi kryesor për t’u arritur është: Cilat janë efektet në të ardhmen e afërt të transformimit të dixhitalizimit, veçanërisht në Shqipëri?

Ftohen pedagogët e rinj dhe veçanërisht studentët e Universiteti Politeknik të Tiranës, të cilët ndjekin studimet e doktoraturës, të marrin pjesë në këtë konferencë.

Për më shumë informacion rreth konferencës më poshtë mund të gjeni linkun.

https://sites.google.com/umsh.edu.al/iscumsh-2023/home


Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, në Riga Technical University, Letoni.

Informacionin në lidhje me dokumentacionin, mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm:


Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, në AGH University of Science and Technology.

Informacionin në lidhje me dokumentacionin, mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm:

Në kuadër të Marrëveshjes KA1 bilaterale, të Programit Erasmus+, është hapur thirrja për aplikime për bursa, për stafin e Universitetit Politeknik të Tiranës, në Ondokuz Mayıs University.

Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni te file më poshtë:

Afati i fundit i aplikimit është 17 shkurt 2023.

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Praktika.al dhe Universitetit Politeknik të Tiranës njoftojmë se Praktika.al vjen pranë jush me platformën digjitale, të cilën e gjeni nëse shkarkoni në telefonin tuaj aplikacionin Praktika.al.

Pas plotësimit të një formulari të shkurtër me të dhënat tuaja, ju do të njoftoheni për mundësi të shumta për praktika dhe internshipe nga mbi 300 kompani regjistruar në këtë platformë.

Për çdo pyetje shkruani në zyraekarrieres@upt.al

Organizata “INTBAU Albania” organizon workshop-in e parë mbi promovimin e lëvizjes në këmbë në qytetin e Tiranës: Akademia e Lëvizjes së Qëndrueshme.

Studentët pjesëmarrës do të bëhen pjesë e një sesioni trajnimi nga ekspertë të fushës, do të kenë mundësi të prezantojnë punimet e tyre në një forum të hapur dhe projektet më të mira do të bëhen pjesë e një publikimi! Këto aktivitete do të zhvillohen në periudhën Shkurt-Mars 2023.

Nëse keni dëshirë të kontribuoni në përmirësimin e lëvizshmërisë urbane në Tiranë, atëherë ftojmë të gjithë studentët e arkitekturës, urbanistikës, planfikimit urban, etj. të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj thirrjeje duke dërguar CV + portfolio në: info.intbaualbania@gmail.com deri më datë 17 Shkurt 2023.

Për përditësime të mëtejshme rreth vijimësisë së këtij projekti, na ndiqni edhe në rrjetet tona sociale:
Instagram: https://www.instagram.com/intbaualbania/ 
Facebook: https://www.facebook.com/Intbaualbania/

Njoftohen studentët diplomantë se datat e kontrolleve dhe dorëzimeve për Departamentin e Arkitekturës janë: 


– K1 dhe K3 në datën 01 Mars 2023
– Dorëzimet e diplomës në datë 10 Mars 2023 
– Mbrojtjet në DA në datat 16 dhe 17 Mars 


Suksese! 

Studentët që do të diplomohen në sezonin  e dimrit 2022-2023 për programin e studimit Arkitekturë (Arkitekt) dhe Urbanistikë (Urbanist), brënda datës 6 mars 2023, ora 09:30-13:00, të dorëzojnë pranë sekretarisë mësimore dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Çertifikatën e noterizuar e gjuhës së huaj
  2. Fotokopjen e kartës së identitetit ku në të të shënohen:
  • Viti i fillimit të regjistrimit
    • Viti i pestë (ku keni qëne ose ku jeni)
    • Adresën e e-mail-it
    • Numrin e telefonit
    • ID e maturës së shkollë së mesme
  • Fotokopjen e kartës së identitetit të babait
  • Fotokopjen e diplomës dhe dëftesës së shkollës së mesme
  • Vërtetim nga biblioteka
  • Vërtetim nga Financa (nëse jeni ose jo debitor)

Studentët që do të diplomohen në sezonin  e dimrit 2022-2023 për programin e studimit Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture, brënda datës 6 mars 2023, ora 09:30-13:00, të dorëzojnë pranë sekretarisë mësimore dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Fotokopjen e kartës së identitetit ku në të të shënohen:
  • Viti i fillimit të regjistrimit
    • Adresën e e-mail-it
    • Numrin e telefonit
  • Fotokopjen e kartës së identitetit të babait
  • Fotokopje e dëftesës së shkollës së mesme
  • Vërtetim nga biblioteka
  • Vërtetim nga Financa (nëse jeni ose jo debitor)

Studentët që do të diplomohen në sezonin e dimrit 2022-2023 për programin e studimit Dizajn, brënda datës 6 mars 2023, ora 09:30-13:00, të dorëzojnë pranë sekretarisë mësimore dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Fotokopjen e kartës së identitetit ku në të të shënohen:
  • Viti i fillimit të regjistrimit
    • Adresën e e-mail-it
    • Numrin e telefonit
    • ID e matures së shkollë së mesme
  • Fotokopjen e kartës së identitetit të babait
  • Fotokopje e dëftesës së shkollës së mesme
  • Vërtetim nga biblioteka
  • Vërtetim nga Financa (nëse jeni ose jo debitor)
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency