Njoftim- Pyetësori Studentor, viti akadeimk 2022-2023 | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Author Archives: admin Fau

I dashur student,
Në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga “Ligj Nr. 80/2015 Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Neni 103, Pika 3, Universiteti Politeknik i Tiranës organizon Pyetësorin Studentor për cilësinë e mësimdhënies në çdo program studimi.

Nëpërmjet këtij pyetësori, çdo studenti i jepet mundësia të shprehë perceptimin e tij mbi procesin mësimor dhe personelin akademik si dhe të përcjellë pranë autoriteteve të universitetit shqetësime specifike. Ky pyetësor na ndihmon të krijojmë një panoramë të përgjithshme të problematikave në UPT, duke u fokusuar tek shqetësimet e studentëve, për të mundësuar përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike.

Plotësimi i pyetësorit do të jetë i mundur duke filluar prej datës 30 Janar, deri më 05 Shkurt 2023 nëpërmjet platformës online të sekretarisë mësimore.

Link: http://bit-albania.com/

Përgjigjet e pyetësorit ruhen dhe përpunohen në mënyrë ANONIME nga UPT dhe mbi bazën e tyre hartohen të dhëna statistikore për të evidentuar problematikat kryesore të perceptuara nga studentët. Në çdo rast, analiza e të dhënave të pyetësorit do të kryhet pas përmbylljes së sesionit të provimeve, duke shmangur çdo ndikim të mundshëm në vlerësimet përfundimtare.
Plotësimi i pyetësorit do të bëhet për çdo pedagog që merr pjesë në procesin e mësimdhënies në semestrin aktual. Në llogarinë tuaj online do të shfaqet pyetësori vetëm për lëndët që frekuentoni si student i rregullt në këtë semestër dhe lëndët vjetore të cilat nuk kanë qënë pjesë e pyetësorin në Semestrin e parë.
Universiteti Politeknik e vlerëson maksimalisht mendimin tuaj dhe ju nxit të merrni pjesë në këtë proces.
Duke punuar së bashku, UPT mund të vijojë përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike duke vazhduar traditën e ekselencës e duke konsoliduar reputacionin kombëtar e rajonal.

Për më shumë:

Shënim:
Për problematika në plotësimin e pyetësorit apo për pasaktësi në të, jeni i lutur t’i drejtoheni sekretarisë
mësimore ose zyrës për sigurimin e cilësisë në fakultetit tuaj.

Universiteti Anhalt, Gjermani, Hochschule Anhalt University of Applied Sciences, ka hapur thirrjen për aplikime për pjesëmarrje të studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në shkollën verore, Dessau Summer School of Architecture 2023, e cila organizohet nga data 5 qershor – 14 korrik 2023. Dessau Summer School of Architecture (DessArc) 2023

Kostoja e programit: 1.050 Euro

Afati i fundit për aplikim: 28 shkurt 2023

Për informacion të plotë mbi programin e shkollës verore dhe mënyrën e aplikimit, ju lutemi klikoni në linkun: https://dessarc.de/

Program E-Mail: afg.summerschool@hs-anhalt.de

Universiteti Politeknik i Tiranës për të katërtin vit radhazi boton “Guidën studentore”, kaq të rëndësishme për studentët e vitit të parë dhe që ka për qëllim të shërbejë si një udhërrëfyes për lehtësimin dhe përmirësimin e jetës suaj studentore. Kjo guidë do të ketë karakter:
– informues mbi të drejtat dhe detyrimet e studentëve, vendndodhjet, strukturën e brendshme të universitetit të tyre, ndarjen e fakulteteve dhe pikat e kontakteve të rëndësishme;
– orientues mbi njohjen e sistemit të transportit urban, qytetas dhe ndërqytetas që ndihmon në lehtësimin e aktivitetit të ngarkuar ditor;
– njohës mbi tarifat, adresat dhe kontaktet e nevojshme dhe të domosdoshme të çdo institucioni në shërbim të qytetarit dhe më specifikisht në shërbim të studentit.

Njoftohen te gjithe studentet ne te gjithe ciklet e studimit te tyre me kohe te plote ne FAU se fillon pagesa e tarifes se shkollimit te tyre per vitin akademik 2022-2023.

Bazuar ne Vendimin e Bordit te Administrimit nr.22, date 27.07.2022 per pagesen e tarifes se shkollimit per vitin akademik 2022-2023 ju sqarojme si me poshte:

  1. Studentet te cilet e kane noten mesatare te vitit paraardhes nen 6(gjashte) duhet te paguajne tarifen e plote te shkollimit te tyre per 2022-2023 ne shumen 40,000(dyzetemije)leke;
  2. Studentet te cilet e kane noten mesatare te vitit paraardhes mbi 6(gjashte) – 9(nente) duhet te paguajne ½ e tarifes se shkollimit te tyre per 2022-2023 ne shumen 20,000(njezetemije)leke;
  3. Studentet perserites nga viti 1-5(pare-peste) te ciklit te integruar dhe nga viti 1-3(pare-trete) te ciklit bachelor(BAIND) duhet te paguajne tarifen e plote te shkollimit te tyre per 2022-2023 ne shumen 40,000(dyzetemije)leke;
  4. Studentet perserites te vitit te 5(peste) te ciklit te integruar dhe te vitit te 3(trete) te ciklit bachelor(BAIND) duhet te paguajne vetem per provimet qe do te japin per lendet e mbartura gjate vitit akademik 2022-2023;
  5. Studentet e Masterit Profesional do paguajne tarifen e shkollimit 2022-2023 ndare me 2 KESTE.
  6. Pagesa do te behet prane CREDINS BANK me faturen per arketim te cilen e gjeni ose ne zyren e finances ose ne faqen e web-it te FAU/ www.fau.edu.al.
  7. Pagesa e fatures do te dorezohet nga studenti ose me prezence te tij prane zyres aktuale te finances(godina e FIN/FAU) ose me e-mail vetem ne adresen e e-mailit te specialistes se finances se FAU kristinahyka21@gmail.com.

Në kuadër të Marrëveshjes KA1 bilaterale, të Programit Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete, për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, në University of Chieti, (Università degli Studi “G. d’Annunzio” Chieti – Pescara), Itali.
Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm:

Përfundoi me sukses Seminari ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e profesorëve nga Pescara, Daniela Ladiana e Piero Rovigatti, të cilët përmes leksioneve të tyre sollën në Tiranë fragmente të arkitekturës parametrike e modulare, të projektuar nga studentët e Departamentit të Arkitekturës së Universitetit të Chieti-Pascara. Eksperienca e kolegëve në Itali i shërbeu studentëve të FAU si një praktikë njohëse me këtë arkitekturë, në të gjithë fazat e dizenjimit, projektimit, modelimit në softe 3D e deri në montimin përfundimtar. Një falenderim edhe për Mario Rainaldi e Chiara Iacovetti për asistencën e eksperiencën e sjellë!

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency