Mobilitetet e stafit të Universitetit Politeknik të Tiranës, në kuadër të programit Erasmus+ për vitin akademik 2022 -2023 | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Author Archives: admin Fau

Bursat Erasmus+
Është koha e thirrjeve dhe aplikimeve për studimet gjatë semestrit 2, 2022-2023.
Për informacion mbi datat konsultoni sektorin Erasmus, në faqen web të FAU. 

Në kuadër të bashkëpunimeve të Universitetit Politeknik të Tiranës me universitete të huaja, në kuadër të programit Erasmus+, njoftohet stafi i UPT – së, se për vitin akademik 2022 – 2023, janë planizuar mobilitete për mësimdhënie dhe trajnim në këto universitete:

Për informacione më të detajuara lidhur me mobilitetet e stafit, ju lutemi kontaktoni pranë Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit. abeqo@upt.al , rkodra@upt.al


Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, në AGH University of Science and Technology.

Informacionin në lidhje me dokumentacionin, mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm:

Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete, për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, në University of West Attica, Greqi Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm:


Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, në Riga Technical University, Letoni.

Informacionin në lidhje me dokumentacionin, mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm:

Data: 24 tetor
Vendi: Salla “Silvano Pedrollo”, kati II, rektorat
Ora: 13.00

Në kuadër të bashkëpunimit midis Univeristetit Politeknik të Tiranës dhe Ambasadës Britanike në Tiranë, përfaqësues të ambasadës britanike do të zhvillojnë një takim me studentët me qëllim prezantimin e bursave të studimit për studentët e UPT-së, nga programi Chevening.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij takimi, për t’u njohur me këtë program prestigjioz.

Chevening është një program prestigjioz i qeverisë britanike, i cili mbështet me bursë të plotë studimet një vjeçare master në MB. Përpos përvojës akademike ekselente, bursat Chevening ofrojnë një gamë të gjerë aktivitetesh rrjetëzimi, si dhe mundësinë e ekspozimit ndaj një shumëllojshmëri përvojash, idesh inovative dhe pikëpamjesh që të rrisin në nivel profesional dhe personal.

Rrjeti global i Chevening konsiston në më shumë se 50,000 profesionistë të talentuar nga 160 vende të botës, përfshirë Shqipërinë.

Chevening nuk ka limit moshe dhe synon të mbështesë të gjithë ata profesionistë të rinj që kanë pasion dhe një vizion të qartë të asaj që duan të bëjnë dhe përkushtohen në komunitetet e tyre për të sjellë ndryshime pozitive.

FAU në kuadër të njohurive mbi Komunikimin Grafik përmes teknologjisë organizon workshopin 2-ditor “BIM FOR DESIGNERS”, në bashkëpunim me studion Veroneze BIM LAB në datat 21-22 Tetor 2022, tek Lab_CAAD, B400 në FAU.
Arch. Michele Cicala, përfaqësuesi i BIM LAB do të prezantojë një seri konceptesh mbi përdorimin e BIM, risitë, potencialet dhe sfidat  e kësaj metodologjie inovatore të projektimit; ndërlidhjen e saj me teknologjitë e tjera të mbledhjes masive të të dhënave të mjedisit të ndërtuar përmes skanimeve laser, por edhe komunikimit përmes mjeteve VR të perceptimit. Paralelisht pjesëmarrësit do të kenë mundësi të testojnë njohuritë e reja përmes shembujve konkretë që do të realizohen përgjatë workshop.
Ftohen të marrin pjesë studentët dhe profesionistët e rinj nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës.

Vendet janë të limituara, ndaj regjistrohuni duke dërguar një email tek koordinatori shkencor i workshopit: andronira.burda@fau.edu.al

Pjesëmarrësit duhet të kenë njohuri bazike mbi Autodesk REVIT dhe ta kenë programin e instaluar në laptopin e tyre personal.

Teknologjia është mes nesh! A jeni gati?

Të dashur studentë,

Me rastin e fillimit të studimeve në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU), studentët e vitit të parë janë të ftuar të marrin pjesë në takimin me Dekanin, Prof. Dr. Armand Vokshi dhe anëtarë të tjerë të Dekanatit për një fjalë përshëndetëse dhe njohëse mbi aktivitetin e FAU.

Takimi do të zhvillohet me datë:

17.10.2022
në oren 9.30
Aula Magna “Silvano Pedrollo”
Kati i 2, UPT
Sheshi “Nënë Tereza”

Ju njoftojmë se për vitin akademik 2022-2023, duke filluar nga dita e hënë 17.10.2022, i gjithë aktiviteti akademik i FAU do të zhvillohet në godinën e UPT në sheshin Nënë Tereza dhe jo më në rrugën Muhamet Gjollesha.

Ftojmë të gjithë studentët, stafin akademik dhe administrativ të akomodohet në ambientet të cilat do të specifikohen në orarin e ri, i cili po përshtatet për ambientet e reja tek UPT.
Kjo zhvendosje vjen si pjesë e transformimeve shumë pozitive që pritet të ndodhin tashmë me ndërtimin e godinës së re bashkëkohore për të dy fakultetet FAU dhe FIN në rrugën Muhamet Gjollesha, në vendin e ndërtesës ekzistuese të dëmtuar nga tërmeti.
SUKSESE TË GJITË KOMUNITETIT TË FAU!

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency