Workshop mbi historinë e arkitekturës moderne | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Author Archives: admin Fau

Një udhëtim virtual në projektin që ADOLF LOOS përgatiti për shtëpinë e aktorit ALEKSANDËR MOISIU.

I ideuar në 1923, ai do të ishte jo vetëm pararojë e modernizmit, por duket se herët, do të paralajmëronte edhe Postmodernizmin e dekadave më vonë.

Ejani ta zbulojmë sëbashku!

FAKULTETI ARKITEKTURËS E URBANISTIKËS,

Aula Magna, 22-23 Shtator, ora 14.00.

Për regjistrim shkruani në  info@fau.edu.al

Thirrje për aplikim në Programin e Ciklit të Dytë të Studimieve, Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, të Universitetit Politeknik të Tiranës

Programi i Ciklit të Dytë të Studimeve, Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture, organizuar dhe zhvilluar nga Departamenti i Restaurimit dhe Teknologjisë së Arkitekturës, të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik të Tiranës, ka si fokus kryesor, formimin e profesionistëve, të aftë për të përcaktuar gjendjen e ruajtjes së monumenteve historike dhe për të zbatuar një sërë veprimesh komplekse, direkte apo indirekte, për të parandaluar, apo kufizuar proceset e degradimit të materialeve dhe strukturave ndërtimore në monumentet e trashëgimisë, me qëllimin final, për të siguruar ruajtjen dhe konservimin e tërësisë së vlerave historike-kulturore të tyre. Për të arritur objektivat e Programit të Studimit, krahas studimit frontal të koncepteve teorike, në nivel shkencor, një vëmendje e veçantë i kushtohet, edhe veprimtarive praktike në laboratore dhe në kantieret e restaurimit, duke shfrytezuar të gjitha metodat dhe mjetet më innovative që ofron teknologjia bashkëkohore.

Profesionistët më të shquar të fushës, Prof. Dr. Pirro Thomo, Prof. Dr. Neritan Ceka, si pjesë e stafit akademik dhe të ftuarit e nderit, për zhvillimin e leksioneve të hapura, Akademik Emin Riza, Prof. Dr. Aleksandër Meksi, Prof. Dr. Gjerak Karaiskaj, me aftësitë, ndjeshmërinë, përgatitjen dhe kontributin e tyre të veçantë e mjaft aktiv, kanë dhënë një ndihmesë tepër të vyer, për transmetimin e dijeve dhe eksperiencave më të mira, prej disa dekadash, në trajtimin e monumenteve të trashëgimisë së ndërtuar, në realitetin shqiptar.

Aplikimi i teknologjive më të reja, bashkëkohore, në fushën e tashëgimisë historike e kulturore, që ndihmojnë për t’i dhënë përgjigjje, çështjeve të hershme, por ende të pazgjidhura, si një pjesë mjaft e rëndësishme e Kurrikulës së Programit të Studimit, është realizuar me mbështetjen dhe bashkëpunimin e profesionistëve të Universiteteve Italiane.

Programi i Ciklit të Dytë të Studimeve, Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture, me një ecuri të konsoliduar vit pas viti, po tërheq gjithmonë e më shumë, personalitete, organizma dhe organizata të rëndësishme që operojnë në fushën e konservimit, restaurimit dhe rijetëzimit të trashëgimisë historike dhe kulturore, duke dëshmuar qartazi, për një nivel mjaft cilësor, shumëplanësh, për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes.

Të gjithë aplikantët të cilet kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejne procesin e regjistrimit pranë sekretarisë mësimore.

Regjistrimi  pranë sekretarisë mesimore, do të kryhet në datat:

Aplikantët me transferim: 07.10.2022 – 11.10.2022 nga ora  800 – 1700
Aplikantët nga trojet: 26.09.2022 – 03.10.2022 nga ora  800 – 1700

                 

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (UPT)
në bashkëpunim me, Instituti Italian i Kulturës dhe Ambasada e Italisë në Tiranë,
me Bashkinë e Durrësit
dhe qendrat kulturore Harabel dhe BERC,

organizojnë një nismë kulturore në Vilën Mbretërore në Durrës.

TEMPO SOSPESO

Pikëtakime kulturore mesdhetare

Programi:

  • Prezantim nga Arkitekti Paolo Di Nardo “Dizajni. Mutacioni Mesdhetar”
  • Muzika nga Vivaldi e Tartini
    interpretuar nga:
    Abigela Voshtina, violinë
    Jusuf Beshiri, klaviçembalo
  • Ndërhyrja artistike nga Harabel Contemporary

22.09.2022 ora 18:00
Vila Mretërore e Durrësit

Mbrëmja e veçantë synon krijimin e një momenti me vëmendjeje të dedikuar mbi vilën, një monument i rëndësishëm arkitekturor shqiptar, i pasur me elementë historikë, volumorë dhe stilistikë, derivat i lidhje të ngushta të kohës me Italinë.
Vila, e cila nuk është në përdorim prej kohësh, do të gjallërohet nga ky event, i cili synon të afrojë pjesëmarrësit të qasen jashtë e brenda saj duke përjetuar një vend magjik, si nga pikpamja arkitektonike ashtu dhe nga peizazhi unik.

Konfirmoni prezencën duke plotësuar formularin:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdOQE9uoGjyjzSTiaQ46egF1_grYWqxY_2vZfdE8VPX_fgQ9A/viewform?fbclid=IwAR0R3u_5ki1n4sUp0KJ42uOVQOjefxUX49HMmEqObvFE_NlWC3SbiicIZXA

Gjeni bashkangjitur kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar për punësimin e stafit akademik me kohë të pjesshme për vitit akademik 2022-2023.

Afatet e procesit për pranim të personelit akademik me kohë të pjesshme:

  • Datë 15.09.2022: Shpallja e kritereve dhe e lëndëve dhe fillimi i dorëzimit të dokumentacioinit në departamente.
  • Datë 30.09.2022, ora 13.00: Përfundimi i dorëzimit të dokumentacioinit në departament.
  • Datë 06.10.2022, ora 09.00 – 14.00: Intervistat në DRTA dhe DU.
  • Datë 07.10.2022, ora 09.00 – 14.00: Intervistat në DA.
  • Datë 10.10.2022: Përfundimi i procesit dhe shpallja e fituesve.

Të gjithë aplikantët të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë për: Transferim studimesh, Program i II-të studimi dhe Trojet,
ju njoftojmë se Testi i Pranimit për programet e studimit të ofruara nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës do të zhvillohet në datë 16 Shtator 2022, ora 11:00, pranë ambienteve të FAU.

Bashkangjitur gjeni listat e aplikantëve për transferim studimesh dhe trojet.

Transferimet:

NR.EmërAtësiMbiemër
1BLEANABLERIMMEÇA
2ANASTASIAROMEODHIMTRI
3KLEVIJASHARBUSHAJ
 4TREJSIFAISALQEHAJAJ
5FJONAMYNYRBEQIRAJ
6MARINAARTURSHEHI

Trojet:

NR.EmërAtësiMbiemër
1ATHINAATIPALIMI
2ARLJINDAILJMADETKURTOVIÇ
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency