Njoftim mbi konkursin e pranimit lidhur me transferimin e studimeve, program i dytë studimi, trojet dhe shtetasit e huaj | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Author Archives: admin Fau

Njoftim lidhur me konkursin e pranimit që zhvillohet në datë 16 Shtator 2022 në ambientet e fakultetit.

Pjesëmarrësit në konkurs, ata që paraprakisht kanë bërë rregjistrimin dhe ata të cilët do të rregjistrohen deri në datë 13 Shtator, ora 16:00 për konkurs, duhet të paraqiten në ora 10:30  për të filluar procedurën e hyrjes për në ambientin ku do të zhvillohet konkursi.

Pjesëmarrësit në konkurs duhet të kënë më vete mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë).

Pjesëmarrësit në Konkurs nuk duhet të kenë me vete telefon apo mjete të tjera elektronike.

Pjesëmarrësit në konkurs nuk kanë nevojë të marrin me vete, asnjë mjet për të shkruar.

Në kuadër të Marrëveshjes KA1 bilaterale, të Programit Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete, për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, në Istanbul Technical University. Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm:

Afati i fundit i aplikimit është 26 shtator 2022, ora 12.00.

Njoftohen studentët e diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik të Tiranës, se Universiteti Politeknik i Barit ka hapur thirrjen për aplikim, për studime në Shkollën e Specializimit të Trashëgimisë Arkitekturore dhe Peizazhore, për vitin akademik 2022 – 2023.

Shkolla ofron 2 bursa nga universitete të vendeve jo anëtare të Bashkimit Europian.

Njoftimi është publikuar si në portalin e Politeknikut të Barit (Politecnico di Bari), ashtu edhe në portalin e shkollës (Scuola di Specializzazione in Beni Architettonici e del Paesaggio).

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve – 30 shtator 2022.

Për informacion të plotë mbi Shkollën e Specializimit të Trashëgimisë Arkitekturore dhe Peizazhore, mënyrën e aplikimit, kërkesat dhe kriteret që duhen plotësuar, afatet kohore, si dhe informacione të tjera, ju lutemi klikoni në link-et:

https://www.poliba.it/it/amministrazione-e-servizi/albo/scuola-di-specializzazione-beni-architettonici-e-del-paesaggio-202223

https://www.poliba.it/sites/default/files/albo_online/bando_scuola_di_specializzazione_a.a._2022-23.pdf

specializzazionepoliba.it

Në kuadër të Marrëveshjes KA1 bilaterale, të Programit Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete, për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, në University of Chieti, (Università degli Studi “G. d’Annunzio” Chieti – Pescara), Itali.

Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm.

Afati i fundit i aplikimit është 10 shtator 2022.

Në kuadër të Programit Erasmus+ KA107, (Projekti Nr. 2020-1-IT02-KA107-078721), hapet thirrja për mobilitet për mësimdhënie për stafin e Universitetit Politeknik të Tiranës në Universitetin e Urbinos, Itali.

Aplikimet janë të hapura deri më 15 shtator 2022.

Informacionin në lidhje me kriteret e mobilitetit, dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni këtu.

Regjistrimi në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës për vitin akademik 2022-2023 për programet e studimit:

  • Master i Shkencave në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vjet)
  • Master i Shkencave në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vjet)
  • Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajni (3 vjet)

Të gjithë aplikantët të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit pranë sekretarisë mësimore.

Regjistrimi në U-Albania (7 faza 48-orëshe) 14 ditë, do të kryhet në datat:
02.09.2022 – 15.09.2022 nga ora 08:00 – 17:00

Dokumentacioni që duhet të paraqesin është si më poshtë:
• Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me çerifikatën e notave të noterizuar.
• Fotokopje të kartës së identitetit (ku të shënohet nr.telefoni dhe adresa e-mail).
• Fotokopje të kartës së identitetit të babait.
• Dy fotografi personale.
• Kopje të mandat-pagesës.

Gjeni bashkangjitur mandat pagesën:

Të gjithë aplikantët të cilet kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejne procesin e regjistrimit pranë sekretarisë mësimore.

Regjistrimi në U-Albania (7 faza 48-orëshe) 14 ditë, do të kryhet në datat:
02.09.2022 – 15.09.2022 nga ora 08:00 – 17:00

Dokumentacioni që duhet të paraqesin është si më poshtë:
• Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me çerifikatën e notave të noterizuar.
• Fotokopje të kartës së identitetit (ku të shënohet nr.telefoni dhe adresa e-mail).
• Fotokopje të kartës së identitetit të babait.
• Dy fotografi personale.
• Kopje të mandat-pagesës.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency