Rikujtesë!<br>Regjistrimi në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës për vitin akademik 2023 – 2024 | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Author Archives: admin Fau

Regjistrimi në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës për vitin akademik 2023-2024 për programet e studimit:

  • Master i shkencave në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vjet)
  • Master i shkencave në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vjet)
  • Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vjet)

Te gjithë aplikantët të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit pranë sekretarisë mësimore në UPT.

Regjistrimi në U-Albania (7 faza 48-orëshe) 14 ditë, nga datat 29.08.2023 – 11.09.2023, ora 08:00 – 17:00.
Faza e parë: 29.08.2023 – 30.08.2023;
Faza e dytë: 31.08.2023 – 01.09.2023;
Faza e tretë: 02.09.2023 – 03.09.2023;
Faza e katërt: 04.09.2023 – 05.09.2023;
Faza e pestë: 06.09.2023 – 07.09.2023;
Faza e gjashtë: 08.09.2023 – 09.09.2023;
Faza e shtatë: 10.09.2023 – 11.09.2023;

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim është si më poshtë:

• Diploma e Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave të noterizuar.
• Fotokopje të kartës së identitetit (ku të shënohet nr. tel, adresa e-mail, ID e Maturës Shtetërore).
• Fotokopje të kartës së identitetit të babait.
• Dy fotografi personale.
• Kopje të mandat-pagesës (Dokumentat e mëposhtëm):

Ç’regjistrimi në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës për vitin akademik 2023-2024 për programet e studimit:

  • Master i shkencave në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vjet)
  • Master i shkencave në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vjet)
  • Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vjet)

Kandidati, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar, ka të drejtë të ç’regjistrohet në datat 12 – 13 Shtator, pranë sekretarisë mësimore në UPT, ora 08:00 – 17:00.

SEKRETARIA MËSIMORE

Regjistrimi në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës për vitin akademik 2023-2024 për programet e studimit:

  • Master i shkencave në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vjet)
  • Master i shkencave në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vjet)
  • Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vjet)

Te gjithë aplikantët të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit pranë sekretarisë mësimore në UPT.

Regjistrimi në U-Albania (7 faza 48-orëshe) 14 ditë, nga datat 29.08.2023 – 11.09.2023, ora 08:00 – 17:00.
Faza e parë 29.08.2023 – 30.08.2023;
Faza e dytë 31.08.2023 – 01.09.2023;
Faza e tretë 02.09.2023 – 03.09.2023;
Faza e katërt 04.09.2023 – 05.09.2023;
Faza e pestë 06.09.2023 – 07.09.2023;
Faza e gjashtë 08.09.2023 – 09.09.2023;
Faza e shtatë 10.09.2023 – 11.09.2023;

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim është si më poshtë:

• Diploma e Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave të noterizuar.
• Fotokopje të kartës së identitetit (ku të shënohet nr. tel, adresa e-mail, ID e Maturës Shtetërore).
• Fotokopje të kartës së identitetit të babait.
• Dy fotografi personale.
• Kopje të mandat-pagesës (Dokumentat e mëposhtëm):

Bashkelidhur gjeni renditjen përfundimtare të kandidatëve për programet e studimit

  • Master Shkencor në Arkitekturë – Profili Arkitekt
  • Master Shkencor në Arkitekturë – Profili Urbanist
  • Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn

për Vitin Akademik 2023-2024.

Kjo renditje vjen si rezultat i aplikimit të formulës së publikuar tek kriteret e pranimit me pikët e dala nga vlerësimi i testit dhe mesataret e kandidatëve.

Të nderuar kandidatë,

Në pritje të të dhënave përfundimtare nga QSHA lidhur me mesataret e shkollës së mesme, bashkëngjitur gjeni:

– pyetjet e testit të sotëm
– çelësin e përgjigjeve të sakta
– pikët e marra në test sipas nr të ID së Maturantit.

Deri në renditjen përfundimtare, FAU ju uron suksese!

FAU falenderon të gjithë stafin akademik dhe administrativ të përkushtuar në këtë proçes të rëndësishëm dhe të gjithë stafin e AADF të Projektit Cleanscore për kontributin e jashtëzakonshëm.

Konkursi i pranimit zhvillohet në datën 23 Gusht 2023 në sallën e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.

Pjesëmarrësit në konkurs duhet të paraqiten në orën 10.00 për të filluar procedurën e hyrjes për në sallën e Pallatit të Kongreseve. Hyrja do të jetë ne rend alfabetik (sipas listës me emrat e të regjistruarve). Ju lutem respektoni renditjen dhe kohën!

Pjesëmarrësit në Konkurs duhet të kënë me vete mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë), në rast të kundërt nuk do të lejohet hyrja.

Aplikantët duhet të kenë me vete proçes-verbalin të cilin e kanë marrë te sekretaria e FAU ditën e regjistrimit.

Pjesëmarrësit në Konkurs nuk duhet të kenë me vete telefon apo mjete të tjera elektronike.

Pjesëmarrësit në konkurs nuk kanë nevojë të marrin me vete asnjë mjet për të shkruar apo vizatuar.

Shënim:

Asnjë aplikant tjetër nuk do të lejohet të marrë pjesë në testin e pranimit nëse nuk është regjistruar më parë dhe nuk ka emrin në listë; link:

GJATË ZHVILLIMIT TË TESTIT KANDIDATI DUHET TË RESPEKTOJË RIGOROZISHT KËTO RREGULLA:

Konkursi i pranimit zhvillohet në datën 23 Gusht 2023 në sallën e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.

Pjesëmarrësit në konkurs duhet të paraqiten në orën 10.00 për të filluar procedurën e hyrjes për në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Hyrja do të jetë në rend alfabetik (sipas listës me emrant e të regjistruarve).
Ju lutem respektoni renditjen dhe kohën!

Pjesëmarrësit në Konkurs duhet të kënë me vete mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë), në rast të kundërt nuk do të lejohet hyrja.

Pjesëmarrësit në Konkurs nuk duhet të kenë me vete telefon apo mjete të tjera elektronike.

Pjesëmarrësit në konkurs nuk kanë nevojë të marrin me vete asnjë  mjet për të shkruar apo vizatuar.

 Shënim:
Asnjë aplikant tjetër nuk do të lejohet të marrë pjesë në testin e pranimit nëse nuk është regjistruar më parë dhe nuk ka emrin në listë: kliko këtu për të parë listën

GJATË ZHVILLIMIT TË TESTIT KANDIDATI DUHET TË RESPEKTOJË RIGOROZISHT KËTO RREGULLAT: kliko këtu për rregullat

Në sallën e testimit, kandidati qëndron në vendin që i caktohet. Ky vend është i pandryshueshëm gjatë gjithë testimit.

Mbi tavolinë kandidati vendos dokumentin e identitetit (kartë identiteti ose pasaportë). Në rast konstatimi të një personi të futur për një tjetër me dokumente identifikuese të testit, kandidati humbet përgjithmonë të drejtën për pranim në një nga degët që ofron FAU, Universiteti Politeknik i Tiranës.

Testimi është individual. Nuk lejohet asnjë komunikim mes njeri–tjetrit.

Pas dhënies së testit nuk lejohet asnjë sqarim lidhur me përmbajtjen ose me zgjidhjen e tij. Gjithçka të nevojshme kandidati do ta gjejë në test nëpërmjet formimit të pyetjeve të tij.

Përmbajtja e testit nuk duhet të kopjohet, fotografohet ose riprodhohet.

Në rast konstatimi të kopjimit, kandidati humbet përgjithmonë të drejtën për pranim në një nga degët e UPT.

Ndalohet kategorikisht të bëhen shënime ose shenja të çfarëdo natyre në fletën e përgjigjeve të testit (çelesin e pergjigjeve) ose mbi barkodin e sekretimit. Kur shënimi vlerësohet si shenjë dalluese, Komisioni i Vlerësimit e s’kualifikon testin.

Nuk lejohet kategorikisht përdorimi i telefonave celularë, mjeteve audio-vizuale, aparateve fotografike etj.

Pjesëmarrësit në konkurs nuk kanë nevojë të marrin me vete asnjë mjet për të shkruar apo vizatuar.

Aplikantët duhet të kenë me vete proçes-verbalin të cilin e kanë marrë te sekretaria e FAU ditën e regjistrimit.

Largimi nga testimi lejohet vetëm, pasi të jenë kryer proçeduat e verifikimit të kandidatit dhe sekretimi i dokumentacionit të tij.

Kandidati që përfundon testimin, detyrimisht duhet të dorëzojë testin me sekretimin bashkëngjitur dhe të nënshkruajë në një listë përkatëse.

Shkelja e rregullave të mësipërme, çon në s’kualifikimin e kandidatit.

Shënim:
Asnjë aplikant tjetër nuk do të lejohet të marrë pjesë në testin e pranimit nëse nuk është regjistruar më parë dhe nuk ka emrin në listë: kliko këtu për të parë listën

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency