Raundi i dytë – Renditja e kandidatëve për degët Arkitekturë dhe Urbanistikë | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës

Author Archives: Gjergji Islami

Nënshkruhet në Korçë marrëveshja e cila i hap rrugën Masterit Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture, i pari në Shqipëri i këtij lloji. Në prag të vitit të ri akademik arkitektë, inxhinierë ndërtimi dhe profesionistë të fushave të tjera jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova dhe trojet shqiptare jashtë kufijve do të kenë mundësinë të ndjekin studimet e Masterit të parë të Restaurimit.

14520415_1253575684672901_3687146643268967114_nNë pritje të studentëve të parë të cilët do të përfitojnë nga kjo mundësi, në një aktivitet të veçantë në
Pazarin e sapo restauruar është nënshkruar edhe marrëveshja mes Bashkisë së Korçës dhe Universitetit Politeknik të Tiranës duke formalizuar këtë hap të rëndësishëm. Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Bashkisë së Korçës Z.Sotiraq Filo dhe Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Dr. Andrea Maliqari.

Z. Sotiraq Filo, i cili e mori fjalën i pari, shprehu kënaqësinë që ky master do të zhvillohet në qytetin e Korçës dhe prezantoi projektin e rikonstruksionit  të ndërtesës ku do të strehohet  dega e re e FAU në këtë qytet.

Prof. Andrea Maliqari në fjalën e tij prezantoi programin e Masterit Profesional, bashkëpunimin me Bashkinë dhe pjesëmarrjen në mësimdhënie të pedagogëve të ftuar nga universitete të njohura të huaja. Ai shprehu dhe ambicien për hapjen në vijim të programeve të tjera studimi pranë degës së FAU në qytetin e Korçës.

20160930_180652I pranishëm në këtë aktivitet të zhvilluar në ambjentet e Dyqanit të Rakos në Pazarin e Vjetër të Korçës, zv/kryeministri Z. Niko Peleshi ka theksuar se ky mbetet një moment i rëndësishëm për qytetin e Korçës dhe jo vetëm.

“Ky master kombëtar vjen në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe me partnerët e duhur. Sot është momenti kur ne kemi nevojë më shumë se kurrë për të pasur profesioniste të vërtetë dhe kapacitete profesionale që do të paraprinë dhe do të udhëheqin restaurimin në Shqipëri. E them sot me krenari se nuk ka ndodhur ndonjëherë në vend një aksion më i madh se ky që ndodh sot për restaurimin. Jemi pikërisht këtu, në veprën më të rëndësishme të restauruar në vend, Pazarin e Vjetër të Korçës”, deklaroi Peleshi.

m-kumbaroE pranishme në momentin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ka qenë edhe ministrja Znj. Mirela Kumbaro e cila në fjalën e saj është ndalur tek impakti dhe rëndësia e Masterit ne formimin e restauratorëve të rinj si dhe liçensimin e tyre. Ministrja Kumbaro mbasi uroi mbarëvajtjen e Masterit i dorëzoi Dekanit të FAU Prof. Florian Nepravishta një numër librash për bibliotekën që do të vihet në shërbim të studentëve.

Nderonin me pjesëmarrjen dhe Rektori i Universitetit ” Fan S. Noli” të Korçës Prof. Dr. Ali Jashari, drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” Znj. Arta Dollani dhe personalitete të tjera të qytetit.

 

11_n

14433218_1253575808006222_3787274754759415179_n

14495301_1253575521339584_2355846899451673994_n

14462845_1253575674672902_679752288881328826_n

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi: TCH

Hapet në FAU programi i ri i studimit

Master Profesional në RESTAURIM MONUMENTESH KULTURE,

i pari program i këtij lloji në Shqipëri. Ky program do të zhvillohet në qytetin e Korçës, është me kohë të plotë, me kohëzgjatje të rregullt 1 vit akademik (60 ECTS – 24 javë). Programi zhvillohet në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës, Institutin Arkeologjik, me universitetet e huaja partnere të FAU dhe me Bashkinë Korçë.

Gjithsej për vitin akdemik 2016-2017 do të pranohen 50 studentë.
8 kuota janë të rezervuara për studentët e Republikës së Kosovës dhe studentët me kombësi shqiptare nga Mali i Zi, Maqedonia, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci.

Progami parashikon kuota edhe për shtetas të huaj.

Për studentët mundësohet akomodimi pranë konvikteve studentore në qytetin e Korçës.


Mund të aplikojnë:
– Studentët që kanë një diplomë 5 vjeçare në Arkitekturë / Urbanistikë
– Studentët që kanë një Master (profesional ose shkencor) apo diplomë 5 vjeçare në Inxhinieri Ndërtimi
– Studentët që kanë një Bachelor në Arkitekturë
– Studentët që kanë një diplomë të ngjashme me programet e mësipërme dhe / ose të përputhshme me natyrën e Masterit (do të vlerësohen rast pas rasti nga komisioni)
-Studentët që kanë mesatare të studimeve (bachelor / master i ntegruar) mbi 7.


Aplikimet mund të kryhen pranë sekretarisë mësimore në FAU në datat 07 Tetor – 12 Tetor 2016. Dokumentacioni i nevojshëm është:
-Kërkesë për regjistrim
-CV e kandidatit
-Diploma dhe lista e notave bachelor / master (kopje e noterizuar)

Ata kandidatë që marrin diplomën bachelor në muajin tetor 2016 duhet të dorëzojnë dokumentacionin e pjesshëm (listë notash deri në atë moment) duke specifikuar në kërkesën e tyre edhe datën e pritshme të diplomimit.

Për info të mëtejshme mund të paraqiteni në FAU apo të na kontaktoni me email në info@fau.edu.al

Mbeshtetur në vendimin 144 dhe 145 të Këshillit të Akreditimit të Arsimit të Lartë, dt. 31.03.2016, si dhe në Urdhërat 190 dhe 191 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit dt 22.04.2016, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës do të hapen dy programe të reja studimi:

  1. Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn me kohë të plotë, me kohëzgjatje të rregullt 3 vite (180 ECTS). Ky program do të hapet në vitin akademik 2017-2018
  2. Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture, me kohë të plotë, me kohëzgjatje të rregullt 1 vit (60 ECTS). Ky program do të hapet në vitin akademik 2016-2017

Për studentët e interesuar, procedurat e aplikimit do të publikohen në www.fau.edu.al dhe pranë fakultetit.

Në përfundim të procesit zgjedhor të datës 20.04.2016, si dhe të raundit të dytë të zgjedhjeve, u zgjodhën dhe u emëruan organet dhe autoritetet drejtuese të FAU si më poshtë:

Dekan i FAU

  • Prof. Dr. Florian Nepravishta

Zv. Dekan i FAU

  • Dr. Etleva Bushati

Përgjegjës i Departamentit të Arkitekturës

  • Dr. Denada Veizaj

Përgjegjës i Departamentit të Urbanistikës

  • Prof. As. Armand Vokshi

Përgjegjës i Departamentit të Restaurimit dhe Teknologjisë së Arkitekturës

  • Dr. Endrit Tuzi

Anëtarë të senatit akademik

  • Prof. Dr. Florian Nepravishta (Dekan)
  • Prof. As. Lumturi Kapllani
  • Prof. As. Armand Vokshi
  • Dr. Denada Veizaj
  • Andi Arifaj – Përfaqësues i studentëve
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency