profile 01Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn

      • Kohëzgjatja e programit të studimit: 3 vite / 6 semestra me kohë të plotë
      • Kredite totale: 180 ECTS
      • Kuota për vitin akademik 2017-2018: 35

Miratuar me:

Vendimi i Këshillit të Fakultetit te Arkitekturës dhe Urbanistikës Nr. 2, Dt. 01.04.2014, Për hapjen e programit të studimit të ciklit të parë Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn

Vendimi i Senatit Akademik të UPT Nr. 5, Dt. 11.04.2014, Për hapjen e programit të studimit të ciklit të parë Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn

Objektivat formues të programit të studimit

      • Të mundësojë formimin profesional në nivelin bachelor, duke formuar specialistë të mirëfilltë e duke përgatitur profesionistë të specializuar në fushat e arkitekturës së interierit dhe të dizajnit.
      • Të mundësojë zhvillimin e vlerave të respektit reciprok, bashkëpunimit dhe komunikimit, krijimtarisë dhe inovacionit, shërbimit të komunitetit, arritjes së vlerave dhe përgjegjësive ndaj zhvillimit të vendit.
      • Të kontribuojë në rritjen e standardeve të jetesës në ndërtesa shoqërore e private duke tentuar të përgatisë profesionistë për sfidat e reja të zhvillimit të vendit dhe të shoqërisë.

Programi i studimit synon arritjen e niveleve të larta profesionale në zgjidhjen e problemeve të arkitekturës së interierit dhe dizajnit. Gjatë studimit, do të merren njohuri, duke synuar përvetësimin e metodologjive të projektimit dhe të zbatimit të projekteve. Njohuritë teorike do të ndërthuren me aspekte praktike që lidhen me zhvillimet teknologjike, me kërkesat e tregut dhe normat e kodet e projektimit e zbatimit.

Një tjetër objektiv i këtij programi studimi lidhet me identifikimin dhe dokumentimin e vlerave të trashëgimisë, sidomos në fushën e produkteve të përdorimit në masë, duke hulumtuar procesin nga ideimi e deri në prodhim, si dhe duke u fokusuar në marrëdhëniet mes zhvillimeve shoqërore dhe dizajnit.

Programi i Studimit BAID synon që studenti:

      • te fitojë njohuri në lëndët e formimit të përgjithshëm, si matematikë, gjeometri deskriptive, gjuhë e huaj, grafikë dhe CAD, etj. duke qenë në gjendje t’i përdorë këto njohuri në funksion të formimit profesional.
      • te fitojë njohuri të plota në bazat e grafikës dhe vizatimit, ergonomi, kompozim të hapësirës, projektim inteieri, dizajn, materiale ndërtimi, impiantistikë, etj. Përvetësimi i këtyre njohurive do të realizohet lidhur ngushtë me historinë dhe teorinë e artit, arkitekturës, interierit dhe dizajnit.
      • të përvetësoje rregulla dhe parime mbi  projektimin ambiental, rinovimin, konservimin dhe restaurimin, vlerësimin ekonomik apo organizimin e punimeve.
      • të aftësohet në komunikimin verbal dhe grafik, të organizojë e drejtojë ideimin, projektimin, realizimin e punimeve apo prodhimin në koordinim me specialistë të tjerë.

Zhvillimi ekonomiko-shoqëror  i viteve të fundit, rritja ekonomike, përballja me boten, paraqesin mundësinë e trajtimit të arkitekturës se interierit dhe dizajnit, si disipline me vete, të shkëputur nga projektimi arkitektonik. Kjo disiplinë lidhet me fushat:

      • Arkitekturë interieri
      • Dizajn industrial
      • Dizajn grafik
      • Zbatim i projekteve
      • Ruajtje dhe avancim i traditës kombëtare në fushat e mësipërme

Nevojat e tregut

Arkitekture interieri:

      • Riformulim dhe arredim me trajtim të specializuar i ambienteve të interierit në objekte publike
      • Arredim dhe trajtim i specializuar i ambienteve të interierit në objekte banimi private
      • Modelim, arredim dhe zbatim i pavijoneve në ekspozita, panaire, etj.
      • Zbatim i projekteve të mësipërm

Dizajn i objekteve të arredimit dhe të produkteve të përdorimit në masë:

      • Projektim i objekteve të arredimit dhe objekteve të përdorimit në masë
      • Prodhim i  objekteve të arredimit dhe objekteve të përdorimit në masë

 Dizajn grafik:

      • Përpunim grafik pranë studiove të arkitekturës apo dizajnit
      • Konceptim dhe realizim grafik reklamash, faqosje, postera, etj.

Mundësia për thellim të njohurive

      • Në përfundim të BAID studenti mund të ndjekë studime të thelluara në programe studimi të ciklit të dyte Master Profesional apo Master i Shkencave (në FAU apo në IAL të tjera vendase dhe të huaja)
      • Perspektiva e vazhdimit të studimeve të ciklit të tretë në shkollën e doktoratës pranë FAU apo IAL të tjera (pasi të ketë mbaruar studimet e ciklit të dytë Master i Shkencave)