Besar ZiflaPedagog prej disa vitesh pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës. Diplomuar për Arkitekturë në vitin 2002 pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe ka marrë gradën MSc në Universitetin e Teknologjisë “Chalmers” në Gotebrog, Suedi. Aktualisht në proçes Doktorature me temën “Teoria e grafeve, si model për optimizimin e distancave dhe përmirësimin e qarkullimit rrugor në qytetin e Tiranës”.
Pasi ka punuar për dy vjet si pedagog i jashtëm pranë Seksionit të CAD dhe Vizualizimit grafik, sot është i atashuar në Departamentin e Urbanistikës.
Duke mos lënë mënjanë aplikimin e profesionit të arkitektit në projekte të ndryshme arkitektonike dhe urbanistike, aktivitetin akademik e konsideron një mundësi për të zhvilluar më tej eksperincën dhe njohuritë, duke qënë se marrëdhënia me studentët të ndihmon për t’u përditësuar vazhdimisht.

Kontakt: besar.zifla@fau.edu.al 

Mësimdhënia:

  • Transport e Infrastrukturë
  • Projektim Urbanistik