FAU (UPT) falenderon, Institutin Italian të Kulturës dhe Ambasadën e Italisë në Tiranë, Bashkinë e Durrësit, qendrat kulturore Harabel dhe BERC, të cilat bashkëpunuan dhe kontribuan në këtë nismë kulturore në Vilën Mbretërore në Durrës. Mbrëmja e veçantë synoi krijimin e një momenti vëmendjeje të dedikuar mbi vilën e degraduar, tashmë një monument i rëndësishëm arkitekturor shqiptar, i pasur me elementë historikë, volumorë dhe stilistikë, derivat i lidhjeve të ngushta të kohës me Italinë. Eventi filloi me përshëndetjet e përzemërta të ambasadorit italian, Fabrizio Bucci, drejtorit të Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera, të dekanin të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (UPT), Armand Vokshi, përfaqësueses së BERC, Blerta Vula Rizvanolli, përfaqësueses së Harabel, Ajola Xoxa, dhe më pas u shoqërua me një seri me evente-arkitekti italian Prof. Paolo Di Nardo mbajti prezantimin me temë: “Dizajni = Mutacion Mesdhetar”. Muzikë nga Vivaldi e Tartini interpretuar nga: Abigela Voshtina, violinë Jusuf Beshiri, klaviçembalo. Ndërhyrja artistike me ndricim e preformanca nga Harabel Contemporary
Thirrje për aplikim në Programin e Ciklit të Dytë të Studimieve, Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, të Universitetit Politeknik të Tiranës
Programi i Ciklit të Dytë të Studimeve, Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture, organizuar dhe zhvilluar nga Departamenti i Restaurimit dhe Teknologjisë së Arkitekturës, të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik të Tiranës, ka si fokus kryesor, formimin e profesionistëve, të aftë për të përcaktuar gjendjen e ruajtjes së monumenteve historike dhe për të zbatuar një sërë veprimesh komplekse, direkte apo indirekte, për të parandaluar, apo kufizuar proceset e degradimit të materialeve dhe strukturave ndërtimore në monumentet e trashëgimisë, me qëllimin final, për të siguruar ruajtjen dhe konservimin e tërësisë së vlerave historike-kulturore të tyre. Për të arritur objektivat e Programit të Studimit, krahas studimit frontal të koncepteve teorike, në nivel shkencor, një vëmendje e veçantë i kushtohet, edhe veprimtarive praktike në laboratore dhe në kantieret e restaurimit, duke shfrytezuar të gjitha metodat dhe mjetet më innovative që ofron teknologjia bashkëkohore.
Profesionistët më të shquar të fushës, Prof. Dr. Pirro Thomo, Prof. Dr. Neritan Ceka, si pjesë e stafit akademik dhe të ftuarit e nderit, për zhvillimin e leksioneve të hapura, Akademik Emin Riza, Prof. Dr. Aleksandër Meksi, Prof. Dr. Gjerak Karaiskaj, me aftësitë, ndjeshmërinë, përgatitjen dhe kontributin e tyre të veçantë e mjaft aktiv, kanë dhënë një ndihmesë tepër të vyer, për transmetimin e dijeve dhe eksperiencave më të mira, prej disa dekadash, në trajtimin e monumenteve të trashëgimisë së ndërtuar, në realitetin shqiptar.
Aplikimi i teknologjive më të reja, bashkëkohore, në fushën e tashëgimisë historike e kulturore, që ndihmojnë për t’i dhënë përgjigjje, çështjeve të hershme, por ende të pazgjidhura, si një pjesë mjaft e rëndësishme e Kurrikulës së Programit të Studimit, është realizuar me mbështetjen dhe bashkëpunimin e profesionistëve të Universiteteve Italiane.
Programi i Ciklit të Dytë të Studimeve, Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture, me një ecuri të konsoliduar vit pas viti, po tërheq gjithmonë e më shumë, personalitete, organizma dhe organizata të rëndësishme që operojnë në fushën e konservimit, restaurimit dhe rijetëzimit të trashëgimisë historike dhe kulturore, duke dëshmuar qartazi, për një nivel mjaft cilësor, shumëplanësh, për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes.
Të gjithë aplikantët të cilet kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejne procesin e regjistrimit pranë sekretarisë mësimore.
Regjistrimi pranë sekretarisë mesimore, do të kryhet në datat:
Aplikantët metransferim: 07.10.2022 – 11.10.2022 nga ora 800 – 1700 Aplikantët nga trojet: 26.09.2022 – 03.10.2022 nga ora 800 – 1700
Të nderuar kandidatë pjesëmarrës në konkursin e pranimit për kuotat e transferimit të studimeve, cikël i dytë studimi, trojeve dhe shtetasve të huaj, gjeni bashkangjitur përgjigjet e sakta të pyetjeve të tezës:
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (UPT) në bashkëpunim me, Instituti Italian i Kulturës dhe Ambasada e Italisë në Tiranë, me Bashkinë e Durrësit dhe qendrat kulturore Harabel dhe BERC,
organizojnë një nismë kulturore në Vilën Mbretërore në Durrës.
TEMPO SOSPESO
Pikëtakime kulturore mesdhetare
Programi:
Prezantim nga Arkitekti Paolo Di Nardo “Dizajni. Mutacioni Mesdhetar”
Muzika nga Vivaldi e Tartini interpretuar nga: Abigela Voshtina, violinë Jusuf Beshiri, klaviçembalo
Ndërhyrja artistike nga Harabel Contemporary
22.09.2022 ora 18:00 Vila Mretërore e Durrësit
Mbrëmja e veçantë synon krijimin e një momenti me vëmendjeje të dedikuar mbi vilën, një monument i rëndësishëm arkitekturor shqiptar, i pasur me elementë historikë, volumorë dhe stilistikë, derivat i lidhje të ngushta të kohës me Italinë. Vila, e cila nuk është në përdorim prej kohësh, do të gjallërohet nga ky event, i cili synon të afrojë pjesëmarrësit të qasen jashtë e brenda saj duke përjetuar një vend magjik, si nga pikpamja arkitektonike ashtu dhe nga peizazhi unik.
Të gjithë aplikantët të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë për: Transferim studimesh, Program i II-të studimi dhe Trojet, ju njoftojmë se Testi i Pranimit për programet e studimit të ofruara nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës do të zhvillohet në datë 16 Shtator 2022, ora 11:00, pranë ambienteve të FAU.
Bashkangjitur gjeni listat e aplikantëve për transferim studimesh dhe trojet.
Transferimet:
NR.
Emër
Atësi
Mbiemër
1
BLEANA
BLERIM
MEÇA
2
ANASTASIA
ROMEO
DHIMTRI
3
KLEVI
JASHAR
BUSHAJ
4
TREJSI
FAISAL
QEHAJAJ
5
FJONA
MYNYR
BEQIRAJ
6
MARINA
ARTUR
SHEHI
Trojet:
NR.
Emër
Atësi
Mbiemër
1
ATHINA
ATIP
ALIMI
2
ARLJINDA
ILJMADET
KURTOVIÇ
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës Universiteti Politeknik i Tiranës