Bashkangjitur gjeni programin e Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, i cili do të organizohet në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqiperisë nga data 22-24 Prill 2022.
Category Archives: Uncategorized
Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me Ambasadën Amerikane, për studentët, ish- studentët dhe studiuesit e Universitetit Politeknik të Tiranës, ofrohen mundësi studimi në Programet Fulbright.
1. Për studentë dhe ish-studentë (Alumni) për programin Fulbright Foreign Student për studime Master
2. Për pedagogët e interesuar për një program kërkimor në kuadër të Programit Fulbright Visiting Scholar
Këtë vit, seancat e orientimit do të jenë hibride:
· in-person;
· virtuale,
për t’ju krijuar sa më shumë mundësi të interesuarve dhe për të siguruar sa më shumë pjesëmarrje.
Seancat in-person do të organizohen për të gjitha programet pranë Këndit Amerikan – Biblioteka Kombëtare më:
E martë 31 Maj ora 15:30-17:00
Seancat virtuale do të organizohen për secilin program më vete dhe të interesuarit duhet të regjistrohen drejtpërdrejt Info Session Google Form për të marrë pjesë ose të kontaktojnë në CultureandEducationTirana@state.gov .
Për informacion të detajuar rreth çdo programi kliko këtu.

Në kuadër të përgatitjeve për 100-vjetorin e themelimit, Universiteti i Hosei-t, Japoni, ka krijuar Fondin Ndërkombëtar Hosei (HIF) për të çuar më tej bashkëpunimin ndërkombëtar në kërkim shkencor dhe bursa. Si një sipërmarrje e mbuluar nga ky fond, akademikët mund të aplikojnë për programin e bursave të HIF, i njohur gjithashtu si Programi i Bursave për Studiuesit e Huaj.
Qëllimi:
Ftesa shtrihet për studiuesit e rinj që janë të paktën të regjistruar në një program doctoral, që të kryejnë një program kërkimor që nuk përfundon me diplomë në Universitetin e Hosei-t, nën drejtimin dhe bashkëpunimin me punonjësit kërkimorë dhe profesorët në Universitetin e Hoseit.
Pritet që nga bashkëpunimi dhe koordinimi i përbashkët me profesorët e Universitetit të Hosei-t do të japë një kontribut të madh në zhvillimin e kapaciteteve kërkimore të universitetit.
Mund të aplikojnë:
Individë me kombësi të huaj.
Të jetë i regjistruar në një program doktoral ose të ketë marrë gradën Doktor, përpara 8 vitesh, duke e përllogaritur nga data 1 prill 2023 apo ekuivalenten të njohur nga universiteti. Në këtë rast, 8 vite nuk përfshihen periudhat kur aplikantja ka qenë me leje lindje.
Të ketë një rrjedhshmëri të mjaftueshme të japonishtes, apo anglishtes.
Të mos ketë qenë më parë përfitues i kësaj burse.
Të mos jetë aktualisht i regjistruar në Universitetin e Hosei-t.
Fushat e kërkimit:
Fushat e kërkimit përfshijnë studime në humanitete, shkenca sociale apo të natyrës ose inxhinieri, si gjykohet e arsyeshme nga universiteti i Hosei-t. Për informacione që lidhen me fakultetet, departamentet dhe instituteve të kërkimit, ju lutemi referojuni faqes 10 të materialit pdf.
Databaza e universitetit të Hosei-t.
Shiko: 教員情報検索 (hosei.ac.jp)
Për raporte akademike/ artikuj përgatitur nga stafi i Univeristetit të Hosei-t.
Ofrohen bursa për një numër të kufizuar studentësh
Periudha e bursës: 6 muaj
Viti akademik fillon në Prill dhe mbaron në Mars; sidoqoftë Bursat HIF mund të fillojnë kërkimin ose në Prill ose në Tetor 2023.
Granti i bursës: Një bursë mund të marrë ¥300,000 në muaj.
Ju lutemi, klikoni linkun e mëposhtëm për formatet dhe datat e aplikimit, si dhe udhëzime të mëtejshme.
Banka Intesa Sanpaolo në Shqipëri, një shoqëri që i përket grupit bankar Intesa Sanpaolo, organizon Novathon Youth, një event që synon të mbështesë kulturën e inovacionit në fushën e bankingut digjital, duke promovuar digjitalizimin dhe vlerat ESG tek të rinjtë. Si pjesë e Novathon Youth, Intesa Sanpaolo organizon një konkurs biznesi drejtuar studentëve/personave të grupmoshës 18-25 vjeç, të cilët do të zhvillojnë një ide biznesi bazuar në një nga 4 temat kryesore të eventit. Studentët e interesuar ftohen të grupohen dhe të marrin pjesë në krijimin, projektimin dhe ndërtimin e koncepteve të biznesit.
Konkursi ka filluar më datë 4 Prill, dhe është publikuar në faqen zyrtare të bankës në internet. Pjesëmarrësit do të kenë kohë deri më datë 20 maj për të krijuar grupe, për të përgatitur dhe strukturuar idetë/zgjidhjet e tyre të biznesit, për t’u regjistruar në faqen e dedikuar të internetit dhe për të dorëzuar të gjithë materialin shoqërues.
Skuadrat e përzgjedhura do të marrin pjesë në Konferencën Novathon Youth më datë 07 qershor në Hotel Plaza. Skuadrat e përzgjedhura do të prezantojnë idenë e tyre në skenën e konferencës përpara një jurie të kualifikuar ndërkombëtare që do të përzgjedhë dhe shpallë fituesin e Konkursit.
Për më shumë informacion në lidhje me Programin e saktë të Konkursit dhe Konferencës Novathon ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://www.intesasanpaolobank.al/retail/novathon-youth.html

Zyra Kombetare e AUF-së në Shqiperi organizon për studentët e interesuar një seri trajnimesh që kanë si qëllim zhvillimin e aftësive të tyre profesionale. Në fund të çdo trajnimi do të jepet një certifikatë.
Ju lutemi gjeni bashkëlidhur dokumentin, ku mund të shikoni temat e trajnimeve dhe datat e zhvillimit të tyre.
Trajnimet do të mund të ndiqen si në formatin online, ashtu edhe në prezencë, në varësi të disponibilitetit të studentëve.
Linku i formularit të regjistrimit : https://forms.office.com/r/ry2q9qzCVW
Kompania zviceriane Scan to CAD & BIM është e interesuar të punësojë inxhinierë shqiptarë për punë online.
Të interesuarve, për t’u njohur me kërkesat për punësim (Job offer) online, ju lutemi të klikojnë këtu.
Linku i aplikimit: Scan to CAD & BIM
08 Apr 2022 - Panairi Work and Study
Te dashur studente dhe maturante,
Ne date 7 dhe 8 Prill, ora 09:00 – 18:00, UPT eshte pjese e panairit Work and Study ku do gjeni programet e studimit qe ofron UPT, ne ambjentet e Muzeut Historik Kombetar.
Gjithashtu, ne date 8 Prill, ora 16:00 – 17:00, do te zhvillohet promovimi i Zyres se Karrieres se UPT-se. Gjate kesaj kohe do te kete pjesemarrje te kompanive dhe bizneseve me profil inxhinierik.
Ju mirepresim!
05 Apr 2022 - Hapet zyrtarisht Sondazhi Kombëtar i Studentëve 2022
Në datë 01 Prill 2022, Stafi i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) zhvilloi takime informuese me grupet e punës dhe studentë e UPT mbi Sondazhin Kombëtar të Studentëve (SKS).
SKS është një proces i cili ka në qendër studentin dhe ka si qëllim kryesor vlerësimin dhe matjen e cilësisë në arsimin e lartë duke vlerësuar performancën e Institucioneve të Arsimit të Lartë në veprimtaritë e mësimdhënies, mësimnxënies dhe kompetencave dhe mbështetjes ndaj studentëve. Të dhënat e nxjerra nga ky Sondazh do të shërbejnë për marrjen e vendimeve të rëndësishme në hartimin e politikave shtetërore në fushën e Arsimit të Lartë dhe kërkimit shkencor me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë në Arsimin e Lartë.
Pyetësori do të jetë i aksesueshëm nga studentët duke filluar nga data 25 Prill deri më 25 Maj.
Për më shumë informacion rreth procesit, vizitoni faqen zyrtare të ASCAL https://www.ascal.al/sq/
https://www.ascal.al/sq/sondazhi-kombetar-i-studenteve/metodologjia-dhe-instrumentat/sks-2022

Ndryshimet në orar janë paraqitur me ngjyrë të kuqe.
01 Apr 2022 - Njoftim: Data 02.04.2022 do të jetë ditë pune
Në zbatim të Urdherit Nr. 22, datë 01.04.2022 të Rektorit të UPT-së “Për zëvendësimin e ditës së punës 21.03.2022 në datën 02.04.2022”, njoftohet se dita e shtunë, datë 02.04.2022 do të jetë ditë pune.