Kujtesë studenteve të programit të studimit Bachelor në Arkitekturë Interieri e Dizajn | FAU UPT
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
asdasdasd

Category Archives: Uncategorized

Përshëndetje Studentë,
Diplomat dhe suplementët janë bërë gati për të diplomuarit e vitit 2020.
Shpërndarja dhe ceremonia e diplomës do të mbahet në muajin tetor 2021.
Ata studentë të cilët për arsye të domosdoshme duhet të tërheqin diplomën janë të lutur të paraqiten pranë sekretarisë mësimore cdo ditë ora 10:00-12:00.
Suksese,
FAU

Ju ftojmë në workshopin e organizuar  nga BOKU, në bashkëpunim me kolegë të Departamentit të Ujit, Atmosferës dhe Mjedisit (WAU-Department of Water, Atmosphere and Environment). Workshopi është menduar të ketë dhe një cikël leksionesh nga pedagogët, sipas agendës  në materialin bashkangjitur. Disa nga temat, të cilat përmenden në posterin bashkangjitur, trajtojnë problematikat dhe çështjet e sistemeve të qëndrueshme të kullimit të ujërave në qendrat e banuara (SuDS), projektimi i të cilave është i lidhur me projektimin urban të hapësirave në qendrat e banuara. 

Në kuadër të programit Erasmus + dhe Marrëveshjes KA1 bilaterale, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, në University of Applied Sciences In Nysa, Poland.

Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni më poshtë:


Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Universiteti Politeknik i Tiranës
Rr. Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë

tel/fax: +355.(0)4.2229045
info@fau.edu.al

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency