Kandidatët fitues në programin e studimit Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture, viti akademik 2022-2023, mund të regjistrohen deri në datën 28.10.2022, nga ora 800 – 1600, pranë sekretarisë mësimore në ambientet e FAU-ut.

Dokumentacioni që duhet të paraqesin është si më poshtë:

  • Diplomë ose fotokopje të njehsuar me origjinalin
  • Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njehsuar me origjinalin
  • Formulari i aplikimit
  • Fotokopje të dokumentit të identifikimit (ku të shënohet nr.telefoni dhe adresa e-email)
  • Fotokopje të kartës së identitetit të babait.
  • Dy fotografi personale
  • Mandati i pagesës