Të dhurosh gjak është një akt i madh human!
Kryqi i Kuq Shqiptar më datë 1-4 Nëntor 2021 do të jetë i pranishëm në FAU dhe FIN në katin e tretë Klasa B313.
Nisur nga situata e pandemisë në vend dhe masat e institucioneve shëndetësore, protokolli i dhurimit të gjakut është përshtatur duke respektuar distancen 1.5 m mes krevateve të dhuruesve si edhe pajisjen e stafit dhe dhuruesve me maska mbrojtëse.
Bashkoju dhe ti kësaj nisme! Dikush ka nevojë për ty! Kujto se në Tiranë janë 400 fëmijë talasemik, të cilët cdo dy javë duan një qese gjak për të jetuar normal si ne.
Dhuron Gjak:
Cdo person i moshës 18 – 60 vjeç dhe që nuk vuan nga asnjë sëmundje kronike, mund të jetë dhurues vullnetar i gjakut.
Cdo person që do të dhurojë gjak duhet të ketë ngrënë 1-2 orë përpara dhurimit.
Ne në trupin tonë kemi 5-6 litra gjak.
Dhuruesit do t’i ushtrohen një analize paraprake nga mjekët e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut si:
1.Matja e temperatures (e detyrueshme për të respektuar protokollet shëndetësore në kuadër të pandemisë)
2.Hemoglobina (anemia)
3.Tensioni
4.Plotësimi i një pyetësori mbi historinë e shëndetit.
Nëse do dalin mirë këto analiza atëherë do të dhurohet gjak 300-400 ml. Kjo sasi zëvendësohet brenda 24 orëve si lëng, ndërsa rruazat e kuqe formohen brenda 7 ditëve.
Japim apo nuk japim gjak, në trupin tonë shkatërimi dhe rindërtimi i rruazave të kuqe ndodh çdo katër muaj. Pra dhurimi i gjakut përshpejton rigjenerimin e shëndetit dhe palca bëhet më aktive për të prodhuar rruaza të kuqe të fuqishme.
Përjashtohen nga dhurimi i gjakut;
Personat që mjekohen me antibiotik.
Nënat që ushqejnë femijë me gji.
Ata që kanë bërë një operacion e nuk kanë mbushur 6 muaj nga operacioni.
Ata që nuk kanë kaluar 3 muaj nga bërja e një tatuazhi.
Përfitimi i dhuruesit:
Një shëndet më të mirë dhe analizat si më poshtë:
Grup gjaku
Hepatitet A, B, C
Transaminazat e mëlçisë
Sëmundjet seksualisht të trasmetueshme HIV, Sifilis,Gonore
Kolesterol
Ferritinë
Proteina totale.
