Aplikimi për kandidatët transferues, program i dytë studimi, trojet, shtetas të huaj, do të kryhet në datat: 02.09.2023 – 13.09.2023.

Dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidatët është si më poshtë:

                      Tranferim studimesh (datë 02.09.2023 – 13.09.2023)

  • Kërkesa drejtuar IAL-së për programin e studimit  ose formulari i aplikimit;
  • Planin e plotë të programit të studimit, përfshirë dhe syllabuset përkatëse;
  • Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara në çdo lëndë dhe detyrim të shlyer;
  • Fotokopje e noterizuar e dëftesës së pjëkurisë të shkollës së mesme;
  • Fotokopje të kartës së identitetit (ku të shënohet: nr. tel., e-maili, ID e Maturës Shtetërore);
  • Dy fotografi personale;
  • Kopje të mandat-pagesës;

Program i dytë studimi (datë 02.09.2023 – 13.09.2023)

  • Kërkesa drejtuar IAL-së për programin e studimit  ose formulari i aplikimit;
  • Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve univeristare të kryera më parë, të shoqëruar me suplementin e diplomës;
  • Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara në çdo lëndë dhe detyrim të shlyer;
  • Fotokopje e noterizuar e dëftesës së pjëkurisë të shkollës së mesme;
  • Fotokopje të kartës së identitetit (ku të shënohet: nr. tel., e-maili, ID e Maturës Shtetërore);
  • Dy fotografi personale;
  • Kopje të mandat-pagesës;

Trojet (Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Preshevë, Bujanovë, Medvegjë)_(datë 02.09.2022 – 13.09.2022)

  • Formulari i aplikimit;
  • Kopje të dokumentit te lëshuar nga QSHA-ja që vërteton se diploma e arsimit të mesëm është njohur, të shoqëruar me fotokopje të diplomës/dëftesës dhe listës së notave;
  • Në rast se kandidati ka përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri, dorëzon kopje të noterizuar të dëftesës të Maturës Shtetërore;
  • Fotokopje të kartës së identitetit (ku të shënohet: nr. tel., e-mail, ID e Maturës Shtetërore);
  • Dy fotografi personale;
  • Kopje të mandat-pagesës;

Shtetas të huaj (datë 02.09.2023 – 13.09.2023)

  • Formulari i aplikimit;
  • Kopje të diplomës/dëftesës dhe listës së notave të njehsuar nga QSHA-ja;
  • Fotokopje të dokumentit të identifikimit;
  • Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe si dhe të gjuhëvë të tjëra të njohura nga kandidati;
  • Dy fotografi personale;
  • Kopje të mandat-pagesës;
  • Autorizimin për trajtimin e të dhënave personale;