Ermir Gjoka është diplomuar në pikturë në vitin 2003 në Institutin Shtetëror të Arteve, Itali. Në vitin 2008, “Diplomë Speciale e Nivelit të Dytë në Arkitekturë dhe Inxhinieri Ndërtimi” me rezultat maksimal “110 cum Laude” pranë Universitetit “G. D’Annunzio” në Itali. Ka kryer studimet pasuniversitare MSc.“Master Shkencor Ndërkombëtar i Nivelit të II-të në Arkitekturë” në Universitetin e Waterloo/Cambridge Canada dhe Universitetin “Roma Tre”, Itali. Në vitin 2016, fitoi gradën PhD.“Doktor Shkencash”, me kontribut në fushën e Arkitekturës së Qëndrueshme.
Ka kryer Formimin Profesional për Docentë pranë M.I.U.R. – Ministria e Arsimit, e Universitetit dhe e Kërkimit në Itali, në fushat: Psikologjia e të Mësuarit, Teoria dhe Metodat e Planifikimit e Vlerësimit Didaktik, Didaktika të Veçanta.
Nga viti 2009 është pjesë e stafit pedagogjik të Universitetit Politeknik të Tiranës ku kontribuon si Lektor i I-rë me kohë të plotë pranë Departamentit të Arkitekturës. Gjithashtu, si Kërkues Shkencor në FAU, me pjesëmarrje në konferenca kombëtare/ndërkombëtare, në projekte ndëruniversitare, dhe me publikime të ndryshme shkencore.
Nga viti 2009 është anëtar i Urdhërit të Arkitektëve “O.A.P.P.C” në Itali. Me një eksperiencë profesionale në projektim që prej vitit 2003, ushtron profesionin si arkitekt në bashkëpunim me studio arkitekture vendase e të huaja.
Mësimdhënia:
- Studio Arkitekture 1, 2, 3, 4
- Studio Diplome
Kontakt: ermir.gjoka@fau.edu.al