Ftohen profesionist te shquar te fushës se arkitekturës, urbanistikes, dizajnit dhe restaurimit, pedagoge me kohë të pjesshme qe kontribuojnë ne mësimdhënie ne FAU, qe te marrin pjese ne thirrjen per personel akademik me kohë të pjesshme per vitin akademik 2018 – 2019 pranë Fakultetit te Arkitekturës dhe Urbanistikes.
Afati i dorëzimit te dokumentacionit deri ne datën 2 Tetor, 2018.
LENDET TE CILAT KËRKOJNË PUNËSIMIN E STAFIT AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME PER VITIN AKADEMIK 2018-2019
Departamenti i Arkitekturës
MSc. Arkitekture
- Gjeometri Deskriptive 1
- Gjeometri Deskriptive 2
- Vizatim i Lirë dhe Histori Arti
- Grafikë Arkitektonike
- Bazat e Projektimit Arkitektonik
- Evolucioni i Ambientit të Ndërtuar
- Komunikim grafik – CAAD1
- Kompozicion, Analizë Forme e Hapësire
- Studio Arkitekture 1
- Komunikim grafik – CAAD2
- Studio Arkitekture 2
- Teori Arkitekture e Urbanistike
- Studio Arkitekture 3
- Studio Arkitekture 4
- Komunikim Grafik – CAAD 3
- Studio Arkitekture 5
- Projektim Ambiental
- Studio Arkitekture 6
- Kërkim Shkencor dhe Etike Profesionale
- Studio Arkitekture 7
- Arkitekturë Interieri
- Adaptim Arkitektonik
- Gjeometri Deskriptive dhe Vizatim Teknik
- Grafike Inxhinierike dhe Projektim Arkitektonik
Arkitekture Interieri dhe Dizajn
- Workshop 1
- CAD+Grafike 1
- CAD+Grafike 2
- Workshop 2
- Histori dhe Teori Dizajni 1
- Histori dhe Teori Dizajni 2
Departamenti i Urbanistikes
MSc. Urbanistike
- Analize Qyteti dhe Territori
- Urbanistike 1
- Sistemim Gjelberim
- Planifikim Urban, DPT Mjedis
- Urbanistika 2
- Histori Urbanistike + Sociologji (me zgjedhje)
- Planifikim Territorial
- Histori Urbanistike
- Legjislacion Arkitektonik e Urban
- Ekonomi Tregu + Ekonomi Urbane
- Gjeografi Urbane
- Sociologji Urbane
- Elemente Peisazhi
- Menaxhim Urban
- Politikat e Strehimit
- I.S.
Departamenti i Restaurimit dhe Teknologjisë se Arkitekturës
MSc. Arkitekture/Urbanistike
- Elemente Ndërtesash
- Histori Arkitekture 1
- Histori arkitekture 2
- Histori Arkitekture 3
- Arkitekture Teknike
- Teori Arkitekture/Urbanistike
- Fizike Ambjentale
- Teknologji Arkitekture 3
MP Restaurim Monumentesh Kulture
- Mjedisi Arkeologjik dhe Nderhyrjet Restauruese
- Historia Dhe Metoda te Analizes se Arkitektures
- Metodologjite e Rilevimit dhe Prezantimi i Monumenteve te Kultures
- Katalogimi dhe Muzeografia
- Restaurimi:Ruajtja dhe Vleresimi
- Restaurimi i Materialeve dhe Siperfaqeve Dekorative te Arkitektures
- Konsolidimi i Ndertesave Historike
- Praktike Kantieri
KRITERET PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE
Kriteret për pranim të personelit akademik me kohë të pjesshme per Departamentin e Arkitekturës
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet Master Shkencor (ekuivalent me të) në profilin Arkitekturë, ose të afërt me të, me notë mesatare mbi 7.5. Kandidatet preferohen me mesatare mbi 9 në lëndët e disiplinave ku kërkojnë të kontribuojnë, ose të kenë aktivitet të spikatur profesional në fushën përkatëse.
- Preferohen kandidatet që zotërojnë gradën doktor ose të jenë në proces të mbrojtjes së Doktoraturës në fushën e Arkitekturës (preferohen studentet e shkollës se Doktoraturës në FAU)
- Preferohen kandidatët që kanë kryer kurse, kualifikime, apo që kanë bërë publikime brenda ose jashtë vendit, në fushën e specialitetit përkatës dhe që zotërojnë të paktën një gjuhë të huaj të mbrojtur dhe vërtetuar me dëshmi
- Preferohen kandidatë me eksperiencë në mësimdhënie në specialitetin apo fusha të ngjashme me disiplinat ku aplikojnë për të kontribuar si personel akademik me kohë të pjesshme.
Kriteret për pranimin e kandidatëve për staf akademik me kohë të pjesshme per Departamentin e Urbanistikes
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet e plota universitare brënda ose jashtë vendit. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS.
- Të ketë perfunduar studimet Master Shkencor (ekuivalente) në profilin Urbanistikë/ Arkitekturë, ose të jetë mbi 7.5. Preferohet mesatarja e lëndëve të specialitetit mbi 9.
- Preferohen që kandidatet të zotërojnë gradën DOKTOR ose të jetë në proces të mbrojtjes së Doktoraturës në fushën e Urbanistikës ose të Arkitekturës.
- Kandidati duhet të zotëroje të paktën një gjuhë të huaj perendimore e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi. (preferohen gjuhët anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht)
- Preferohen kandidatët që kanë kryer kurse, kualifikime etj. Apo që kanë bërë publikime brenda ose jashtë vendit, në fushën e specialitetit përkatës.
Kriteret për pranim të personelit akademik me kohë të pjesshme per Departamenti i Restaurimit dhe Teknologjisë se Arkitekturës
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet e plota universitare brenda ose jashtë vendit. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS.
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet Master Shkencor (ekuivalente me të) në profilin Arkitekturë, me notë mesatare mbi 7,5. Preferohet mesatarja e lëndëve të specialitetit mbi 9.
- Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi. (preferohen gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht).
- Preferohen kandidatët të zotërojë gradën DOKTOR ose të jetë në proçes të mbrojtjes së Doktoraturës në fushën e Arkitekturës (preferohen studentët e shkollës së Doktoraturës në FAU).
- Preferohen kandidatët që kanë kryer kurse, kualifikime etj, apo që kanë bërë publikime brenda ose jashtë vendit, në fushën e specialitetit përkatës .
DOKUMENTACIONI QE DUHET TE DORËZOJNË KANDIDATET QE APLIKOJNË PER STAF AKADEMIK ME KOHE TE PJESSHME PRANË DEPARTAMENTEVE
- Kërkesë te veçantë me shkrim për secilën lëndë ku kërkon të konkurrojë (shprehje e motivimit në jo më shume se tre lëndë; kërkesat pa lëndë të specifikuara, nuk shqyrtohen nga komisioni).
- C.V. të përgjithëshme të përmbledhur (konferenca, publikime, portfolio, monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
- Kopje të noterizuar të Diplomes dhe Certifikatës së Liste Notave.
- Kopje të noterizuar të titujve Akademik (Diploma dhe kualifikime pasuniversitare, mikroteza).
- Vërtetim të pagës dhe kontributeve shoqërore (mbas seleksionimit).
- Rekomandime nga një Akademik, Profesor ose Profesor i Asocuar. (2 rekomandime).
- Deklaratën e ngarkesës mësimore nëse zhvillon procesin mësimor në një Fakultet tjetër të Universitetit Politeknik të Tiranës.
- Leje nga qëndra e punës (mbas seleksionimit).
- Dëshmi të gjuhëve të huaja. (të noterizuara).