Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes bilaterale KA1, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të FAU, Universitetit Politeknik të Tiranës në Universitetin e Barit në Itali.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie
Kohëzgjatja e bursave:
- 2 Mobilitete mësimdhënie stafi – 7 ditë (5 ditë për mobilitet + 2 ditë për udhëtime)
Fushat e studimit:
Arkitekturë/Urbanistikë
Dokumentet e nevojshme për aplikim për mësimdhënie për stafin akademik:
- Formulari i aplikimit
- CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
- Kopje e Pasaportës;
- Një letër motivimi(në gjuhën angleze)
- Diploma e nivelit të fundit të studimeve.
- Certifikata e gjuhës së huaj(Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
- Vërtetim pune;
- Aprovim nga Përgjegjësi i njësisë bazë ku aplikanti bën pjesë, në lidhje me planin e mobilitetit dhe periudhën, të parashikuara për tu kryer në Universitetin pritës*;
- Letra e konfirmimit nga Universiteti pritës;
- Dokumenti i Mobility Agreement (“Staff Mobility for Teaching” or Staff Mobility for Training”) për stafin akademik në Universitetin pritës;
Afati i aplikimit deri në Datën 31.05.2019
Për të shkarkuar formatin e “Mobility Agreement”klikoni si më poshtë:
http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Teaching_Mobility_Plan.pdf