Leksion i hapur: Arkitektura e Politikës dhe Politika e Arkitekturës

Astrit Nixha

Leksioni i arkitektit të mirënjohur nga Kosova sjell në vemendje një prezantim mbi “Perveresionet arkitekturore – një reektim mbi arkitekturën dhe politikën si fuqi shoqërore.”

Organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës,
Universiteti Politeknik i Tiranës

Datë. 10/05/2023
Ora. 14:30
Aula Magna “Silvano Pedrolo”
FAU,UPT sheshi Nene Tereza

Astrit Nixha është diplomuar në universitetin e Prishtinës ne vitin 1991, nga ku më pas vijoi punën për një dekade në Britaninë e Madhe. Në vitin 2000 ai kthehet në Kosovë duke u aktivizuar si partner në studion ‘Nixha & Partners’, ndërsa në vitin 2004 ai themeloi studion ‘anarch’ të cilën e udhëheq me sukses edhe aktualisht.
Me mbi tridhjetë vite përvoje profesionale në studime arkitektonike dhe menaxhim, ai ka hulumtuar dhe medituar thellësisht drejt një dizajni kreativ dhe inovativ duke qenë frymëzues dhe krenari për mjaft arkitektë të tjerë në territoret shqiptare.
Projektet e tij janë vlerësuar me çmime të shumta vendore dhe ndërkombëtare, medalje dhe vlerësime nderi, publikime ne revista kombëtare dhe ndërkombëtare, prezantime dhe leksione ne konferenca arkitekture dhe tjera. Produkti i studios falë ndikimit qè ai ka tek koleget e tij dhe në punën e tyre kolektive, është e mirëpritur nga klientët dhe publiku, duke dhënë kënaqësi dhe krenari të jashtëzakonshme të gjithë pjesëmarrësve.