DEPARTAMENTI I ARKITEKTURËS

MSc. Arkitekturë

  1. Gjeometri Deskriptive 1
  2. Gjeometri Deskriptive 2
  3. Vizatim i Lirë dhe Histori Arti
  4. Grafikë Arkitektonike
  5. Bazat e Projektimit Arkitektonik
  6. Evolucioni i Ambientit të Ndërtuar
  7. Komunikim grafik – CAAD1
  8. Kompozicion, Analizë Forme e Hapësire
  9. Studio Arkitekture 1
  10. Komunikim grafik – CAAD2
  11. Studio Arkitekture 2
  12. Studio Arkitekture 3
  13. Studio Arkitekture 4
  14. Komunikim Grafik – CAAD 3
  15. Studio Arkitekture 5
  16. Projektim Ambiental
  17. Studio Arkitekture 6
  18. Kërkim Shkencor dhe Etikë Profesionale
  19. Studio Arkitekture 7
  20. Arkitekturë Interieri
  21. Adaptim Arkitektonik
  22. Gjeometri Deskriptive dhe Vizatim Teknik
  23. Grafike Inxhinierike dhe Projektim Arkitektonik

Arkitekturë Interieri dhe Dizajn

  1.  Bazat e projektimit te Interierit
  2. Workshop 1
  3. CAD+Grafike 1
  4. CAD+Grafike 2
  5. Workshop 2
  6. Histori dhe Teori Dizajni 1
  7. Praktike Profesionale 1
  8. Histori dhe Teori Dizajni 2
  9. Workshop 3
  10. CAD+Grafike 3
  11. Lende me zgjedhje
  12. Praktike Profesionale 2
  13. Materiale dhe Teknologji

Kriteret për pranim të personelit akademik me kohë të pjesshme per Departamentin e Arkitekturës

  • Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet Master Shkencor (ekuivalent me të) në profilin Arkitekturë, ose të afërt me të, me notë mesatare mbi 7.5. Kandidatet preferohen me mesatare mbi 9 në lëndët e disiplinave ku kërkojnë të kontribuojnë, ose të kenë aktivitet të spikatur profesional në fushën përkatëse.
  • Preferohen kandidatet që zotërojnë gradën doktor ose të jenë në proces të mbrojtjes së Doktoraturës në fushën e Arkitekturës (preferohen studentet e shkollës se Doktoraturës në FAU).
  • Preferohen kandidatët që kanë kryer kurse, kualifikime, apo që kanë bërë publikime brenda ose jashtë vendit, në fushën e specialitetit përkatës dhe që zotërojnë të paktën një gjuhë të huaj të mbrojtur dhe vërtetuar me dëshmi.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë në mësimdhënie në specialitetin apo fusha të ngjashme me disiplinat ku aplikojnë për të kontribuar si personel akademik me kohë të pjesshme.

Dokumentacioni i kerkuar

  1. Letër motivimi (specifike për çdo aplikim)
  2. Dokument identifikimi
  3. C.V. e përgjithshme e përqendruar (short-bio, jo më e gjatë se një faqe),  portfolio e punëve dhe kopje e botimeve/publikimeve
  4.  Diploma dhe lista e notave (kopje e noterizuar)
  5. Dëshmi e gjuhëve të huaja që zotëron 
  6. Dy letra reference nga persona me grada, tituj shkencorë apo me eksperiencë në mësimdhënie në arsimin e lartë 

Vlerësimi i kandidatëve për personelin akademik me kohë të pjesshme:

Komisioni i vlerësimit përbehet nga jo më pak se tre anëtarë: përgjegjësi i departamentit, drejtuesi i lëndës, mësimdhënës i lëndës (apo të lëndëve të ngjashme)

  • Vlerësimi i përmbajtjes së dosjes së dorëzuar nga konkurrenti (60 %)
  • Vlerësimi i konkurrentit përmes një interviste në komisionin e vlerësimit (40 %)

Në përfundim të procesit, komisioni liston kandidatët në rend zbritës dhe kjo listë shërben për plotësimin e vendeve vakante për mësimdhënie në lëndën përkatëse

 

DEPARTAMENTI I URBANISTIKËS

MSc. Urbanistikë

  1. Analizë Qyteti dhe Territori
  2. Bazat e projektimit urban dhe elemente te peizazhit
  3. Sistemim Gjelbërim
  4. Planifikim Urban, DPT Mjedis
  5. Urbanistika 2
  6. Histori Urbanistike + Sociologji (me zgjedhje)
  7. Planifikim Territorial
  8. Histori Urbanistike
  9. Legjislacion Arkitektonik e Urban
  10. Ekonomi Tregu + Ekonomi Urbane
  11. Gjeografi Urbane
  12. Sociologji Urbane
  13. Elemente Peisazhi
  14. Menaxhim Urban
  15. Politikat e Strehimit
  16. G.I.S.

Kriteret për pranimin e kandidatëve për staf akademik me kohë të pjesshme për Departamentin e Urbanistikes

  • Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet e plota universitare brënda ose jashtë   vendit. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS.
  • Të ketë perfunduar studimet Master Shkencor (ekuivalente) në profilin Urbanistikë/ Arkitekturë, ose të jetë mbi 7.5. Preferohet mesatarja e lëndëve të specialitetit mbi 9.
  • Preferohen që kandidatet të zotërojnë gradën DOKTOR ose të jetë në proces të mbrojtjes së Doktoraturës në fushën e Urbanistikës ose të Arkitekturës.
  • Kandidati duhet të zotëroje të paktën një gjuhë të huaj perëndimore e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi. (preferohen gjuhët anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht)
  • Preferohen kandidatët që kanë kryer kurse, kualifikime etj. Apo që kanë bërë publikime brënda ose jashte vëndit, në fushën e specialitetit përkatës.

Dokumentacioni i kerkuar

  1. Kërkesë te vecantë me shkrim për seicilen lëndë ku kërkon të konkurojë (jo më shume se pesë lëndë – kërkesat pa lëndë të specifikuara, nuk shqyrtohen nga komisioni).
  2. Dokument identifikimi (kopje e noterizuar).
  3. V të përgjithshme të përqendruar.
  4. Diploma dhe të lista e notave (kopje e noterizuar).
  5. Dëshmi te gjuhëve të huaja që zotëron.
  6. Provime pasuniversitare, mikroteza
  7. Botime (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
  8. Kualifikime brenda ose jashtë
  9. Vetë-deklarim i gjendjes gjyqësore.
  10. Raport mjeko-ligjor.
  11. Dy letra

Vlerësimi i kandidatëve për stafin akademik të ftuar:

Komisioni i vlerësimit përbehet nga jo më pak se tre anëtarë: përgjegjësi i departamentit, drejtuesi i lëndës, mësimdhënës i lëndës (apo të lëndëve të ngjashme)

  • Vlerësimi i përmbajtjes së dosjes së dorëzuar nga konkurrenti (60 %)
  • Vlerësimi i konkurrentit përmes një interviste në komisionin e vlerësimit (40 %)

Në përfundim të procesit, komisioni liston kandidatët në rend zbritës dhe kjo listë shërben për plotësimin e vendeve vakante për mësimdhënie në lëndën përkatëse

 

DEPARTAMENTI I RESTAURIMIT DHE TEKNOLOGJISË SË ARKITEKTURËS

MSc. Arkitekturë/Urbanistikë

  1. të ndërtesës (A +U.+ Diz.), Ark. tek.Nd.+Hid.)
  2. Teknologji arkitekture 2
  3. Teknologji arkitekture 3
  4. Histori arkitekture
  5. Fizikë teknike

Master Profesional Restaurim Monumentesh Kulture   

  1. Mjedisi Arkeologjik dhe ndërhyrjet restauruese
  2. Mjedisi Arkeologjik dhe ndërhyrjet restauruese
  3. Historia dhe metoda të analizës së Arkitekturës
  4. Metodologjitë e rilevimit dhe prezantimi i  monumenteve të kulturës
  5. Restaurimi i qendrave urbane dhe i peizazhit historik
  6. Restaurimi: ruajtja dhe vlerësimi
  7. Restaurimi i materialeve dhe sipërfaqeve dekorative të arkitekturës
  8. Konsolidimi i ndërtesave historike
  9. Rikuperimi dhe rijetëzimi i monumenteve 2 pedagogë
  10. Bazat ekonomike dhe menaxhimi i pasurisë kulturore
  11. Katalogimi dhe muzeografia

Kriteret për pranim të personelit akademik me kohë të pjesshme per Departamenti i Restaurimit dhe Teknologjisë se Arkitekturës

  • Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare në Universitet brenda ose jashtë vendit. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS.
  • Të ketë përfunduar studimet Master Shkencor ( ekuivalente me të ) në profilin Arkitekturë, me notë mesatare mbi 7.5 Preferohet mesatarja e lëndëve të specialitetit mbi 9-të (Grup lëndët: Elemente Ndërtese, Teknologji Arkitekture 1, Teknologji Arkitekture 2, Teknologji Arkitekture 3), ose (Histori Arkitekture 1, Histori Arkitekture 2, Histori Arkitekture 3).
  • Preferohen kandidatët që zotërojnë gradën “Doktor”, ose janë studentë të shkollës së Doktoraturës në fushën e Arkitekturës.
  • Të ketë përvojë pune mbi 3 vjeçare në profesion, ose në mësimdhënie dhe të jetë i angazhuar në këtë fushë.
  • Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore, e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi ( preferohen gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht).
  • Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.
  • Preferohet të ketë kryer publikime në fushën e specialitetit përkatës.

Dokumentacioni i kerkuar

  1. Kërkesë të veçantë me shkrim për secilën lëndë ku kërkon të konkurrojë (jo më shumë se pesë lëndë – kërkesat pa lëndë të specifikuara, nuk shqyrtohen nga komisioni).
  2. Dokument identifikimi (kopje e noterizuar).
  3. V të përgjithshme të përqendruar.
  4. Diploma dhe të lista e notave (kopje e noterizuar).
  5. Dëshmi të gjuhëve të huaja që zotëron.
  6. Provime pasuniversitare, mikroteza etj.
  7. Botime (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
  8. Kualifikime brenda ose jashtë vendit.
  9. Vetë-deklarim i gjendjes gjyqësore.
  10. Raport mjeko-ligjor.
  11. Dy letra referencash.

Vlerësimi i kandidatëve për stafin akademik të ftuar:

Komisioni i vlerësimit, përbëhet nga jo më pak se tre anëtarë: përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i lëndës përkatese, një pedagog  mësimdhënës i lëndës, (apo i lëndëve të ngjashme).

Vlerësimi i përmbajtjes së dosjes së dorëzuar nga konkurrentët (60%).

Vlerësimi i konkurrentit përmes një interviste në komisionin e vlerësimit (40%).

Në fund të proçesit, komisioni liston kandidatët në rend zbritës dhe kjo listë shërben për plotësimin e vendeve vakante për mësimdhënie në lëndën përkatëse.

Dokumentacioni i kerkuar dorezohet ne departamentin perkates deri ne daten 9 Shtator 2019.

 

D E K A N A T I