Të dashur studentë,

Për të lehtësuar komunikimin midis stafit akademik, atij administrativ dhe studentëve i gjithë proçesi mësimor do të ndiqet nëpërmjet platformës e-learning FAU.

Për të aksesuar platformën klikoni në linkun https://fau.easy-web.cloud dhe identifikohuni duke përdorur kredencialet që ju janë dërguar tashmë me email.

Në rast se akoma nuk i keni marrë kredencialet për të aksesuar platformën mund ti rigjeneroni ato duke shkuar ne linkun https://fau.easy-web.cloud/?crd=8870 ku do duhet të fusni email-in tuaj që keni dorëzuar në sekretari. Pasi të keni plotësuar email dhe shtypur butonin “Vazhdoni” një email do dërgohet me instruksionet përkatëse se si te rivendosni fjalëkalimin.

Nëse proçedura e mësipërme ju thotë që ju nuk jeni të regjistruar në sistem, ju lutemi të kontaktoni me sekretarinë që të dërgojnë të dhënat tuaja në tek ekipi i platformës e-learning FAU të cilët do bëjnë regjistrimin dhe dërgimin e kredencialeve.

  • Për çdo mangësi apo pasaktësi që mund të vëreni në lidhje me lëndët dhe listën e studentëve ju lutemi të kontaktoni me sekretarinë e fakultetit.
  • Për çdo problematikë që mund të hasni në përdorimin platformës ju lutemi të kontaktoni me ekipin mbështetës të platformës (nëpërmjet email elearning@arkit.ch) të cilët janë dispozicion në çdo moment për tju mbështetur.

Për çdo kërkesë në lidhje me lëndët ju mund të kontaktoni me email pedagogët tuaj, në emailet që i gjeni po të klikoni këtu:

Lista e lektoreve_ Departamenti i Arkitektures_01

Lista e lektoreve_ Departamenti i Urbanistikes_01

Lista e lektoreve_DRTA_01

Lista e lektoreve_MPRMK_01