Në Universitetin Politeknik të Tiranës, ditën e enjte, datë 2 qershor 2022, u zhvillua Panairi i Punës.

Në Panairin e Punës të Universitetit Politeknik të Tiranës morrën pjesë 40 institucione dhe kompani, me të cilat UPT ka bashkëpunim.

Qëllimi i Panairit të Punës është të forcojë bashkëpunimin me institucionet, bizneset dhe kompanitë private, në interes të zhvillimit të intershipeve, praktikave profesionale të studentëve dhe punësimit të tyre. Gjithashtu, në kuadër të bashkëpunimit me kompanitë private, Panairi i Punës shërbeu edhe për orientimin më të mirë të programeve mësimore të Universitetit dhe veçanërisht praktikave profesionale, për t’i përafruar ato sa më shumë me tregun e punës.

Gjatë Panairit të Punës, kompanitë prezantuan aktivitetin e tyre, si dhe mundësitë që ato ofrojnë për praktika profesionale dhe punësim për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, si dhe intervistuan studentët e interesuar lidhur me mundësitë që ato ofrojnë për praktika profesionale dhe punësim.