Në Universitetin Politeknik të Tiranës, më datë 23 mars 2023 u nënshkrua Marrëveshje Bashkëpunimi midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitá degli Studi di Perugia, Itali.Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është zhvillimi i një strategjie të përbashkët për bashkëpunimin shkencor dhe didaktik ndërmjet dy universiteteve, si dhe nxitja e shkëmbimeve ndërmjet stafit pedagogjik, studiuesve dhe studentëve. Ky bashkëpunim do të zbatohet në të gjitha fushat me interes të përbashkët.Marrëveshja, nga Universiteti Politeknik i Tiranës u nënshkrua nga rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Andrea Maliqari dhe nga Universitá degli Studi di Perugia u nënshkrua nga rektori i këtij universiteti, Prof. Maurizio Olivero.Të parët që do të përfitojnë direkt prej saj janë studentet e Dizajn me marrëveshjet që do të rrjedhin prej saj për projektet Erasmus + dhe studimet Double Degree.