Njoftim

Të nderuar kolegë dhe të dashur studentë!

Ju njoftojmë se ekipi i Platformës E-Fau së bashku me Sekretarinë e Fau, po përditësojnë listat e grupeve mësimore në varësi të dorëzimit dhe skanimeve të procesverbaleve të detyrimeve / provimit. Për shkak të Covid 19 janë ende disa procesverbale nga sezoni i vjeshtës pa u dorëzuar në sekretari, te cilat pritet të dorëzohen ditën e hënë.
Ndaj ju lutem, mos u surprizoni nëse në Platformën E-Fau, ndonjë studenti mund të mos i shfaqen ndonjë lëndë në të cilët ka qenë i regjistruar më parë, ndërsa lektorit mund ti shfaqen ndonjë numër më i pakët studentësh në raport me listat e javës së shkuar.  

Vetëm pasi të skanohen të gjithë procesverbalet do të mund të kemi në sekretari dhe në platformë azhornimin e plote të grupeve mësimore. Ky problem i ardhur si pasojë e situatës jo normale të pandemisë do të zgjidhet së shpejti në fillim të javës.

Ju lutemi në mirëkuptimin dhe në bashkëpunimin tuaj.

Ju urojmë të gjithëve shëndet të mirë,

Dekanati