Fakulteti i Arkitekturës e Urbanistikës zhvillon Konkursin e Pranimit në programet e studimit:

• Master Shkencor në Arkitekturë (profili Arkitekt)

• Master Shkencor në Arkitekturë (profili Urbanist)

• Bachelor në Arkitekturë Interieri e Dizajn

Konkursi i pranimit zhvillohet në datën 23 Gusht 2022 në sallën e Pallatit të Kongreseve, Tiranë. Pjesëmarrësit në konkurs, ata që paraprakisht kanë bërë rregjistrimin për konkurs, (listat bashkalidhur këtij njoftimi) duhet të paraqiten në orën 10.00 për të filluar procedurën e hyrjes për në sallën ku do të zhvillohet Konkursi. Pjesëmarrësit në Konkurs duhet të kënë më vete mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë). Pjesëmarrësit në Konkurs nuk duhet të kenë me vete telefon apo mjete të tjera elektronike. Pjesëmarrësit në konkurs nuk kanë nevojë të marrin me vete, asnjë mjet për të shkruar.