Përshëndetje finalistë,
Në vijim të komunikimeve, duke mirëkuptuar ngarkesën e kësaj periudhe për studentët, kemi marrë vendimin dhe ju njoftojmë se:
- Ekspozimi i veprës tuaj (prototipit të ulëses/maketit format 1:1) në TEG do të bëhet në periudhën 15 korrik deri më 29 korrik.
- Dorëzimi i veprës në TEG nga ju mund të bëhet në datë 13 ose 14 korrik, brenda intervaleve orare 07.30 – 9.00 ose 21.30 – 24.00.
- Eventi i ndarjes së çmimeve për 5 fituesit e konkursit “Riciklo – Kreativ ‘22” do të organizohet me dt. 29 korrik, ora 18.00 në TEG.
Kujtojmë se vlerësimi i punimeve të realizuara do të bazohet në:
- 70% e vlerësimit nga juria e konkursit (5 anëtarët)
- 30% e vlerësimit nga publiku/vizitorët e TEG
Vizitorët e qendrës do të ftohen të shohin ekspozitën dhe të votojnë për veprën e preferuar me kodin identifikues përkatës pranë “Info Point” në TEG.
Urojmë që spostimi i afateve t’ju shërbejë sa më mirë për krjimin e një vepre sa më cilësore dhe që përmbush pritshmëritë tuaja.
Fundjavë sa më të mbarë,
FAU
