Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Shoqërisë “Arkonstudio” shkp., ofrohen bursa për studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Kriteret e Aplikimit:

Të jenë studentë, të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, viti i katërt ose i pestë. Procesi i përzgjedhjes së studentëve ndjek një procedure rigoroze, ku standard eshte merita dhe njohuritë. Përzgjedhja e studentëve do të bëhet në bazë të rezultateve të tyre.

Numri total i studentëve:

· 5 studentë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës;

· 5 studentë nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.

Dokumentacioni për aplikim:

1. CV;

2. Fotokopje pasaporte;

3. Letër motivimi

4. Vërtetim studenti;

5. Listë notash deri në momentin e aplikimit.

Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit, pranë Drejtorisë së Komunikimit dhe Koordinimit në UPT: 28 janar 2022.

Për informacione mbi ARKONSTUDIO Architecture/Engineering/Construction, ju lutemi klikoni në linkun: Arkon Studio – Urban Planning & Design

Address: Rr.Mihal Duri, Objekti nr.33, Tirana – Albania

Për informacione shtesë mund të kontaktoni në e-mail: rkodra@upt.al , abeqo@upt.al