BIM FOR DESIGNERS, workshop-i i organizuar në bashkëpunim me studion veroneze BIMLAB s.r.l. Italy në kuadër të lëndëve të komunikimit grafik, u mundësoi pjesëmarrësve thellimin mbi konceptin e projektimit përmes BIM, teknologjive të mbledhjes së të dhënave përmes skanimit laser dhe ndërthurjes së formave virtuale të komunikimit. Në përfundim të aktivitetit 2-ditor u shpërndanë edhe certifikatat e pjesëmarrjes.




