Te dashur kandidatë,
Vazhdojnë procedurat e aplikimit dhe regjistrimit te kandidatëve me origjinë shqiptare nga Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, kandidatet me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit, si dhe të kandidatëve të komunitetit rom dhe egjiptian në degët që ofron FAU.
- Program Integruar studimi Master i Shkencave në Arkitekturë (5 vite) – Profili Arkitekt
- Program Integruar studimi Master i Shkencave në Arkitekturë (5 vite) – Profili Urbanist
- Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite) – Dizajner
Kandidatët për student mund të aplikojnë për tu regjistruar ne Testin e Pranimit deri më 30 Gusht 2019.
Aplikimi bëhet me poste ose depozitohet pranë sekretarisë dhe zyrës se protokollit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU)
Adresa: Rruga: “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tirane
Ora 10.00 – 16.00
PRANIMET NË DEGËT QË MBULON FAU, PËR VITIN AKADEMIK 2019-2020
Për vitin akademik 2019-2020 Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT mbështetur në Ligjin Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë” dhe në Vendimin Nr. 1 datë 17.01.2019 të Senatit Akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës, ka vendosur që përzgjedhja e kandidatëve fitues në studimet e integruara të ciklit të dytë për degët Arkitekturë dhe Urbanistikë si dhe Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn të realizohen mbi bazën e vlerësimit të Shkollës së Mesme dhe Testit të Pranimit.
Për më shumë informacion shkarkoni:
Kriteret e pranimit në UPT, për vitin akademik 2019-2020
Rregullorja e pranimeve ne deget qe mbulon FAU
MBI ZHVILLIMIN E TESTIT TE PRANIMIT
- Testi i Pranimit do të zhvillohet datën 2 Shtator 2019, ora 11.00 – 15.00 në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikes.
- Kandidatët duhet të paraqiten në orën 10.00 ne FAU për verifikimin paraprak dhe sistemin në sallë sipas listës emërore.
- Lejohen të hyjnë në test vetëm kandidatët e regjistruar dhe të shpallur në listën e testit, të cilët duhet të jenë pajisur me dokument identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë).
- Kandidatet që nuk kanë asnjë nga këto dokumente identifikimi nuk do të pranohen të marrin pjesë në testim.
- Testi i pranimit bazohet në njohuritë e fituara gjatë shkollës së mesme dhe do të jetë pa pagesë për kandidatët.
- Përgjigjet e pyetjeve do të jenë me alternativa dhe korrigjimi i testit do të bëhet i automatizuar.
- Kandidatet do te pajisen me fletët e testit dhe stilolapsat për plotësimin e tij (nuk ka nevoje për mjete vizatimi, vizore, etj.). Nuk lejohen ne test telefonat celuar dhe mjete të tjera të komunikimit.
Per me shume informacion shkarkoni:
Shembul Testi i Pranimit FAU 2019
Falënderojmë kandidatët që kanë zgjidhur të kandidojnë në një nga tre degët që ofron Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU), Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)!
FAU ju uron suksese!