Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture:
Masteri i parë i këtij lloji në Shqipëri. Ky program studimi do të zhvillohet në qytetin e Korçës në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës, Institutin Arkeologjik, me universitetet e huaja partnere të FAU dhe me Bashkinë Korçë.
- Nr. i Krediteve 60 ECTS
- Kohëzgjatja 1 vit akademik (me kohe te plote)
Miratuar me:
- Vendimi i Këshillit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikes 2 datë 01/04/2014 “Për hapjen e programit të studimit te ciklit te dytë Master Profesional në Restaurimin e Monumenteve të Kulturës”.
- Vendimi i Senatit Akademik te UPT 6 datë 11/04/2014 “Për hapjen e programit të studimit te ciklit te dytë Master Profesional në Restaurimin e Monumenteve të Kulturës”.
Masteri Profesional në Restaurimin e Monumenteve të Kulturës synon të krijojë një program trajnimi të bazuar në një qasje metodologjike shumëdisiplinore në të cilin bashkëjetojnë dhe bashkëveprojnë njohuri profesionale dhe tekniko-shkencore, që në fund të formojë pjesëmarrësit në fushën e konservimit, në kantieret e restaurimit arkitekturor dhe artistik në kompleksitet të lartë.
Masteri përveçse t’i siguroje pjesëmarrësve ekspertiza të larta në teknikat tradicionale dhe të reja të përfshira në ruajtjen e monumenteve historike dhe arkitekturore, ka për qëllim që të nise një përgatitje teknike-operative që do te shoqërojë të gjithë rrugëtimin e formimit, fillimisht nëpërmjet seminareve dhe workshop-ve në lidhje me disiplinat e ndryshme dhe pastaj falë një periudhe të trajnimit në të cilën studenti do të jetë në gjendje të merret me punë reale, duke zhvilluar më se miri potencialin e tij dhe aftësitë përmes përvojës direkte.
Kursi Master i drejtohet palëve të interesuara për të zhvilluar një ekspertizë të vërtetë në fushën e restaurimit arkitektonik dhe artistik në kompleksitet të lartë.
Si rezultat i mësimeve të marra gjatë Masterit dhe i aktivitetit projektues të zhvilluar gjatë kursit, diplomatët do të jenë në gjendje që të zhvillojnë si profesionin e arkitektit restaurator (si projektues, drejtues punimesh dhe drejtues kantieri) ashtu edhe aktivitet kërkimi mbi trashëgiminë arkitektonike.
Partnerë të programit të studimit:
- Bashkia Korçë
- Ministria e Kulturës
- Instituti i Monumenteve te Kulturës “Gani Strazimiri”
- Fakulteti i Inxhinierisë se Ndërtimit
- Institutit te Arkeologjisë, Qendra e Studimeve Albanologjike
- RADAR, Universiteti Sapienza i Romës, Itali
- Universiteti i Firences, Itali
- Universiteti i Urbinos, Itali
- Universiteti i Barit, Itali
Kuotat
Gjithsej për vitin akdemik 2017-2018 do të pranohen 50 studentë.
8 kuota janë të rezervuara për studentët e Republikës së Kosovës dhe studentët me kombësi shqiptare nga Mali i Zi, Maqedonia, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci.
Progami parashikon kuota edhe për shtetas të huaj.
Akomodimi
Për studentët mundësohet akomodimi pranë konvikteve studentore në qytetin e Korçës.
Info
Për info të mëtejshme mund të paraqiteni në FAU apo të na kontaktoni me email në info@fau.edu.al
Shkarkoni : Plani Mësimor Master Profesional ne Restaurim Monumentesh Kulture_2020-2021
Shkarkoni : Plani Mësimor Master Profesional ne Restaurim Monumentesh Kulture_2016-2017