Aplikimet për Doktoraturë pranohen nga kandidatë që zotërojnë një titull studimi “Master i Nivelit të Dytë”, “Master Shkencor”, “Diplomë e Nivelit të Dytë”, “Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë”, “Diplomë e sistemit 5-vjeçar”, në degën e arkitektures dhe urbanistikes apo te nje dege tjetër që përmban 60% të programit të degëve të mësiperme, si dhe një titull studimi ekuivalent fituar jashtë shtetit dhe të njohur zyrtarisht nga organet kompetente, sipas akteve ligjore në fuqi.
Mesatarja e ponderuar e notave në studimet e ciklit të dytë apo te studimeve të integruara të ciklit të dytë duhet të jetë më e madhe, ose e barabartë me 8 (tetë), ose 80 % e pikëve totale.
Pranimet në Shkollën e Doktoratës përcaktohen bazuar në një klasifikim të përgjithshëm sipas meritave, pas shqyrtimit të dokumentacionit të çdo kandidati nga Këshilli i Profesorëve.
Dokumentacioni i aplikimit:
- Kërkesë me shkrim për pranimin e kandidatit në shkollën e doktoraturës drejtuar këshillit të profesorëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.
- CV personale dhe bibliografi të punimeve shkencore, të cilat duhet të jenë të dokumentuara, nëse kandidati ka të tilla
- Kopje të noterizuar të diplomës së ciklit të dytë (MSH, DND, DIND, Diplomë 5-vjeçare), apo të një diplome tjetër studimi, ekuivalente me to, të shoqëruar me listën e notave apo suplementin e diplomës. Diploma e huaj shoqërohet me vërtetimin e njohjes nga MAS.
- Kopje të noterizuar të diplomave apo certifikatave të kualifikimeve të ciklit të tretë (MND) apo të një diplome ose certifikate ekuivalente me to, shoqëruar me listën e notave apo suplementin e diplomës, nëse kandiati disponon një të tillë.
- Vërtetim për vazhdimin e programeve të studimit të specializimit, së bashku me listën e notave të fituara deri në atë moment, nëse kandidati është duke ndjekur një program të tillë.
- Fotokopje të noterizuar të kartës së indentitetit/pasaportës.
- Dy fotografi.
- Dy rekomandime nga persona me titull akademik.
- Një deklaratë që pranon të shlyejë të gjitha detyrimet financiare lidhur me koston e këtyre studimeve, sipas përcaktimeve të bëra nga vetë institucioni.
- Dëshmi të gjuhës/gjuhëve të huaja (fotokopje të noterizuar).
- Vërtetim nga qendra e punës, nëse është i punësuar.
- Mandat për tarifën e aplikimit për konkurrim prej 2000 lekë.
Studentët e regjistruar në një program tjetër diplome, nuk mund të regjistrohen njëkohësisht në Shkollën e Doktoraturës.
Programi i studimeve të doktoraturës zhvillohet me shkeputje nga puna.