Të dashur maturantë!

Vazhdojnë regjistrimet për ju që do të zgjidhni të studioni në një nga tre degët që ofron Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikes (FAU), Universiteti Politeknik i Tiranes (UPT) ju njoftojmë se në datën 12 Gusht, 2019 kanë nisin regjistrimet për Testin e Pranimit për degët:

  1. Program Integruar studimi Master i Shkencave në Arkitekturë (5 vite) – Profili Arkitekt  (105 kuota)
  2. Program Integruar studimi Master i Shkencave në Arkitekturë (5 vite) – Profili Urbanist  (55 kuota)
  3. Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite) – Dizajner (35 Kuota)

Kandidatët për student mund të aplikojnë për Testin e Pranimit deri më 17 Gusht

Testi i Pranimit do të zhvillohet datën 20 Gusht 2019.

Testoni aftësitë tuaja për t’u bërë pjesë e këtij institucioni publik të arsimit të lartë, me i vjetri në vend dhe me një histori suksesi në përgatitjen e brezave të rinj në fushën e Arkitekturës, të Urbanistikës dhe Dizajnit.

FAU ofron Dopio Diplomë me Universitetin e Venecias (IUAV) dhe në kuadrin e programit Erazmus+ mundësi studimi në universitete prestigjioze në Itali, Gjermani, France, Rumani, Poloni, etj.

TESTI I PRANIMIT BAZOHET NË NJOHURITË E FITUARA GJATË SHKOLLËS SË MESME DHE DO TË JETË PA PAGESË PËR KANDIDATËT.

Bëhu pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës dhe fito një Diplomë nga më të vlerësuarat në vendin tonë gjithashtu të njohur në mbarë Botën!