Organizuar nga: Qendrës “Grupimi Ekolëvizja” dhe Fakulteti i Arkitektures dhe Urbanistikes, Universitetit Politeknik të Tiranës
Kur do të zhvillohet: 24 Maj 2018, Ora: 9.00-12.00
Ku do të zhvillohet: Në mjediset e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU)
Qytetet e betonizuara në mënyrë agresive dhe të pakontrolluara nuk kanë mundësi për shtimin e sipërfaqes së gjelbërimit në territoret urbane. Një nga zgjidhjet e mundshme që e lehtëson këtë lloj problemi për hapsirat e gjelbra është gjelbërimi i taracave dhe çative. Zhvillimi urban i pakontrolluar i Tiranës ka qenë dramatik në këtë drejtim. Mundësitë e gjetjes së territoreve të lira për krijmin e hapsirave të gjelbra në teritorin urban të Tiranës janë pothuajse të pamundura. Ndërkohë që territoret urbane të tarracave që janë territore publike janë një potencial i jashtëzakonshëm, veçanërisht ndërtesat publike janë shumë të mundshme për krijimin e hapsirave të gjelbra.
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit Nr. 21916/1, datë 01.06.2017, midis GEF Small Grant Programme, Bashkisë Tiranë, Qendrës “Grupimi Ekolëvizja” dhe Universitetit Politeknik të Tiranës u realizua projekti “Tarracat e Gjelbra”, në godinën e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU).
Në aktivitetet e projektit është përcaktuar një konferencë përmbyllëse e titulluar: “Taracat e gjelbra për një qytet të qendrueshëm”
Qëllimi i Simpoziumit:
Informimi dhe ndërgjegjësimi mbi përfitimet e qytetit nga tarracat e gjelbra
Objektivat:
- Të evidentohen përfitimet sociale, ekonomike dhe mjedisore nga tarracat e gjelbra
- Të informohen-ndërgjegjësohen studentët për të zhvilluar arkitekturën e gjelbër në projektet e tyre të ardhshme
- Të nxiten politikat e gjelbërimit nëpërmjet projekteve të tarracave të gjelbra
- Të nxitet aplikimi i projekteve të tilla në godina publike dhe private
Target grupi: studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU)
Pjesëmarrësit në aktivitet: përfaqësues të organizatave mjedisore, të Bashkisë së Tiranës, pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) dhe media.