Shtyhet afati i dorëzimit të abstrakteve, për pjesëmarrje në konferencën IFAU23.
Abstraktet pranohen deri në dt. 15 maj 2023. Pjesëmarrja për stafin e FAU është pa pagesë. Për detaje të mëtejshme, klikoni në njoftimin e bërë më parë mbi këtë konferencë.
08 May 2023 - Kontakt.al ofron intership dhe pozicione të lira pune
Në kuadër të zhvillimit dhe rritjes së kompanisë, Kontakt është në kërkim të studentëve të rinj të talentuar që duan të zhvillohen dhe rriten pranë kompanise.
Aktualisht kompania është në fazë rekrutimi dhe po kërkon :
1-Internship Arkitekte (3) –Të cilët në fund të periudhës së Internshipit pajisen me vërtetimin e kryerjes së Internshipit dhe gjithashtu nje Leter Rekomandimi.
2-Punësim Arkitekte (4) –Të cilet të jenë studentë të vitit V, të sapodiplomuar, apo me eksperienca të mëparshme pune 0-1 vit.
Kandidatët e interesuar për pozicionin e mësipërm, duhet të dërgojnë CV-në në adresën e-mail: Borana.karaj@kontakt.al
Leksion i hapur: Arkitektura e Politikës dhe Politika e Arkitekturës
Astrit Nixha
Leksioni i arkitektit të mirënjohur nga Kosova sjell në vemendje një prezantim mbi “Perveresionet arkitekturore – një reektim mbi arkitekturën dhe politikën si fuqi shoqërore.”
Organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës,
Universiteti Politeknik i Tiranës
Datë. 10/05/2023
Ora. 14:30
Aula Magna “Silvano Pedrolo”
FAU,UPT sheshi Nene Tereza
Astrit Nixha është diplomuar në universitetin e Prishtinës ne vitin 1991, nga ku më pas vijoi punën për një dekade në Britaninë e Madhe. Në vitin 2000 ai kthehet në Kosovë duke u aktivizuar si partner në studion ‘Nixha & Partners’, ndërsa në vitin 2004 ai themeloi studion ‘anarch’ të cilën e udhëheq me sukses edhe aktualisht.
Me mbi tridhjetë vite përvoje profesionale në studime arkitektonike dhe menaxhim, ai ka hulumtuar dhe medituar thellësisht drejt një dizajni kreativ dhe inovativ duke qenë frymëzues dhe krenari për mjaft arkitektë të tjerë në territoret shqiptare.
Projektet e tij janë vlerësuar me çmime të shumta vendore dhe ndërkombëtare, medalje dhe vlerësime nderi, publikime ne revista kombëtare dhe ndërkombëtare, prezantime dhe leksione ne konferenca arkitekture dhe tjera. Produkti i studios falë ndikimit qè ai ka tek koleget e tij dhe në punën e tyre kolektive, është e mirëpritur nga klientët dhe publiku, duke dhënë kënaqësi dhe krenari të jashtëzakonshme të gjithë pjesëmarrësve.
Konferenca organizohet nga Università della Campania Luigi Vanvitelli, Dipartimento di Architettura e Disegno Industriale në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranes, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës.
DATAT DHE AFATET E RËNDËSISHME:
– Dorëzimi i abstrakteve 08.05.2023
– Njoftimi i pranimit të abstrakteve 15.05.2023
– Afati i regjistrimit 22.05.2023
– Datat e Konferencës 22-23.06.2023
– Dorëzimi i punimit përfundimtar 31.07.2023
Ju lutemi dërgoni abstraktet në adresën: 2023.ifau@gmail.com
Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni te: https://www.architettura.unicampania.it/eventi/694
Në kuadër të aktiviteteve të zyrës së karrierës në datën 09 maj, ora 13.00 në ambientet e Rektoratit, në sallën “Silvano Pedrollo” për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës zhvillohet trajnimi me temë: “DOSJA PROFESIONALE E KARRIERES”.
Trajnimi do të zhvillohet nga z. Visar Ademi me mbështetjen e stafit të këshillimit të karrierës në Universitetin Politeknik të Tiranës. Z. Visar Ademi është trajner ndërkombëtar në fushën e karrierës.
Jeni të ftuar të merrni pjesë në këtë trajnim me shumë rëndësi për karrierën tuaj në vazhdim.
Në kuadër bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Politecnico di Torino, publikohet thirrja për mobilitete për studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës, në Politecnico di Torino, për semestrin e parë të vitit akademik 2023 – 2024.
Informacionin në lidhje me kriteret për aplikim, mënyrën e aplikimit, dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni këtu.
Afati i fundit i aplikimit është 15 maj 2023, ora 12.00.
Ekspozita fotografike:
TRASHËGIMIA INDUSTRIALE, NJË BURIM I ‘BRISHTË
04 Maj 2023 | ora 18:00
Korpusi qendror i Universitetit Politeknik të Tiranës,
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Sheshi Nënë Tereza,
Holli i hyrjes FTI / FAU
TRASHËGIMIA INDUSTRIALE MIDIS ITALISË DHE SHQIPËRISË
Trashëgimia industriale e braktisur, si dhe çdo artefakt njerëzor, dëshmojnë për kulturën tonë materiale. Për mirë apo për keq, këto vende prodhimi, si dhe elementët funksionalë të lidhur me to (infrastrukturat, vendbanimet me banesat dhe/ose shërbime) vazhdojnë të jenë elementë karakterizues të shumë peizazheve urbanë dhe njihen si simbole të identitetit lokal “si nga ata që lexojnë këto gjetje si gjurmë përparimi, fuqie, aftësie sipërmarrëse në botën e vështirë të revolucionit dhe zhvillimit industrial, dhe nga ata që i lexojnë ato si gjurmë vuajtjeje, të vështirësive të përjetuara nga brezat që i paraprinë dhe përmirësuan gjendjen e tanishme” [Di Battista 2013, 1992]. Këto zona industriale mund të perceptohen si “peizazhesh fosile” që dokumentojnë një histori të ndërprerë, të cilat nuk ka asgjë më shumë për të thënë, janë për t’u fshirë, apo peizazhe për t’u përmirësuar [Preite 2013]. Gjithsesi, ato janë vende që kanë një histori për të treguar, pikënisje për transformime të reja dhe të mëtejshme, prandaj është e dukshme se ruajtja e kësaj trashëgimie nevojit njohjen e historisë së saj.
Projekti i kësaj ekspozite lindi në kuadrin e një bashkëpunimi dypalësh mes CNR (Këshilli Kombëtar Italian i Kërkimit) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit). Në veçanti ndërmjet Institutit të Shkencave të Trashëgimisë Kulturore (CNR ISPC) dhe Universitetit Politeknik të Tiranës – Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, me temën “Trashëgimia industriale: një burim ‘i brishtë’ që duhet të përmirësohet – nga njohuria te ripërdorimi i përshtatshëm dhe i qëndrueshëm”.
Ekspozita synon të tregojë shembuj të zonave industriale të ndërtuara në gjysmën e parë të viteve ‘900, një moment historik në të cilin marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë u konsoliduan dhe patën një shtysë të re duke filluar nga viti 1990. Në fakt, daton në vitin 1924 nënshkrimi në Romë i një “traktati të tregtisë dhe lundrimit” dhe një “marrëveshje themelimi”, dhe nis prej vitit 19925 një zhvillim vendimtar i marrëdhënieve ekonomike midis dy shteteve, e rregulluar nga dy marrëveshje, e para e cila i jepte “Ferrovie dello Stato Italiane – Hekurudhat e Shtetit Italian” një sipërfaqe prej 47,213 hektarësh për kërkimin dhe nxjerrjen e naftës, e dyta në të cilën ” Gruppo Finanziario Italiano – Grupi Financiar Italian” mori përsipër krijimin e “Bankës Kombëtare të Shqipërisë” dhe “Shoqërisë për Zhvillimin Ekonomik të Shqipëria” (Svea). Me këto, Italia shfaqi synimin e saj për të sjellë në Shqipëri kontributin e përvojës, nismës dhe kapitalit të saj për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e progresit ekonomik, nëpërmjet krijimit të bazave thelbësore për vlerësimin e burimeve të saj të pazbuluara.
Kërkues shkencor të CNR:
Dr. Fabio FRATINI
Prof. Manuela MATTONE
Dr. Silvia RESCIC
Dr. Loredana LUVIDI
Kërkues shkencor të FAU, UPT:
Prof. Armand VOKSHI
Dr. Juljan VELESHNJA
Dr. Egla LUCA
Falënderime për bashkëpunim:
Fernando PAGLIONE
Faliero VITTORINI
Giulia FORMATO
Corrado SCUDELLARO
Eljan TANINI
Në kuadër të zhvillimit dhe rritjes së kompanisë, Kontakt është në kërkim të studentëve të rinj të talentuar që duan të zhvillohen dhe rriten pranë kompanise.
Aktualisht kompania është në fazë rekrutimi dhe po kërkon :
1-Internship Arkitekte (3) –Të cilët në fund të periudhës së Internshipit pajisen me vërtetimin e kryerjes së Internshipit dhe gjithashtu nje Leter Rekomandimi.
2-Punësim Arkitekte (4) –Të cilet të jenë studentë të vitit V, të sapodiplomuar, apo me eksperienca të mëparshme pune 0-1 vit.
Kandidatët e interesuar për pozicionin e mësipërm, duhet të dërgojnë CV-në në adresën e-mail: Borana.karaj@kontakt.al