Lajmerim
Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 782, datë 26.12.2018 dhe shkresës Nr. 322 Prot., datë 14.01.2019 të MASR, me qëllim përzgjedhjen nga studentët të anëtarëve përfaqësues të propozuar prej tyre në institucion, gjeni bashkengjitur Vendimin Nr. 17, date 20.02.2019 te Komisionit Institucional Zgjedhor per shpalljen e thirrjes per aplikim per kandidatet per anetar te BA, perfaqesues te Ministrise pergjegjese per arsimin qe do te votohen nga studentet e UPT si edhe shtojcen Nr. 1.
14 Feb 2019 - Njoftim per Pyetesorin Studentor
Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes bilaterale KA1, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës në University of Oradea, Rumani.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve diplomant
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Diplomant (studentët e vitit te 5-te qe jane ne procesin e hartimit te Diplomes në FAU, UPT).
Kohëzgjatja e bursave:
- 2 Mobilitete të studentëve Diplomant – 4 muaj (750 Euro / muaj + 275 Euro për udhëtime)
Fushat e studimit:
Arkitekture/Urbanistike
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e Doktoratës:
- Formulari i aplikimit CV+Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
- Foto personale;
- Kopje e Pasaportës;
- Vërtetim studenti (në gjuhën angleze i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Listë notash të masterit (të përkthyera në gjuhën angleze);
- Letër Motivimi;
- Certifikatë e gjuhës së huaj (Italisht/Anglisht);
- Letra konfirmuese nga profesori pritës i Universitetit
- Plani i realizimit te dipllomes dhe periudha e mobilitetit në Universitetin pritës, miratuar nga udhëheqësi dhe përgjegjësi i njësisë bazë.
Afati i aplikimit për studentët e doktoratës: deri në Datën 15.02.2018
Studentet e viteve të katërta e të pesta të programit të studimit Master Shkencor në Arkitekturë-Profili Arkitekt, janë të ftuar të aplikojnë për të qenë pjesëmarrës në projektin e kërkimit PIER (Les Projets Industriels d’Entrepreneuriat et de Recherche 2019), i cili zhvillohet si bashkëpunim mes UPT (FAU) dhe ESTP-Paris (Ecole Speciale des Travaux Publiques, Paris).
Projekti zhvillohet jashtë kurrikulës mësimore dhe ka karakter ndër-disiplinor, duke tentuar të nxisë bashkëpunimin mes fushave te dizajnit dhe aplikimeve novatore teknologjike e inxhinierike. Ai parashikon ngritjen e një grupi te përberë me studentë të FAU-t dhe të ESTP-së te cilët do të angazhohen gjatë periudhës Mars-Maj në temat e sistemeve alternative të transportit e aplikimit të teknologjive inovative në site delikate. Nga FAU janë parashikuar 4 studentë pjesëmarrës.
Gjetjet e projektit të përbashkët do të prezantohen prej studentëve në Ditën e Inovacionit në ESTP-Paris gjatë muajit maj 2019
Aplikantët duhet të dorëzojnë pranë sekretarisë së Departamentit të Arkitekturës:
· Letër motivimi
· Dokument mbi njohjen e gjuhës frënge
· Liste notash
Afati i dorëzimit të dokumenteve është data 04.02.2019
Departamenti i Arkitekturës
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikes
Universiteti Politeknik i Tiranës
09 Jan 2019 - Njohje dhe zbatim të VKM-ve të Paketës për Arsimin
VKM-ve të Paketës për Arsimin
Deklaratë e Senatit Akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës
Të dashur studentë!
Vazhdojnë aplikimet në programin Master Profesional RESTAURIM MONUMENTESH KULTURE për vitin akademik 2018-2019 që do të zhvillohet pranë FAU dhe IMK në qytetin e TIRANES.
APLIKONI SA MË PARË PËR TU REGJISTRUAR NË VENDET E MBETURA BOSH!
Aplikimi shtyhet deri në datën 27 Tetor.
Kandidatët duhet të kenë mbaruar studimet Bachelor dhe MSc. në degën e Arkitekturës, Urbanistikës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit brenda dhe jashtë vendit. Vende të vecanta janë për studentë nga Kosova, Maqedonia(FYR), Mali i Zi, Presheva, Medvegja e Bujanovci, si dhe të huaj (10 kuota).
Profesorë nga më të shquarit në këtë fushë do të jenë pjesë e mësimdhënies. Masteri zhvillohet në partneritet dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Institutin e Arkeologjisë si dhe me universitet partnere Universitá “La Sapienza”, TU Wien, Politecnico di Bari, Universitá di Campania.
Gjeni Bashkengjitur:
14 Oct 2018 - ORARI – SEMESTRI I PARE, 2018-2019
ORARI SEMESTRI I PARE 2018-2019
Downlod: Orari Sem I _ 2018-2019 _ 28-10-2018