Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 bilaterale, hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët dhe stafin e Universitetit Politeknik të Tiranës, në University of Applied Sciences in Nysa.
Informacionin në lidhje me dokumentacionin, mënyrën e aplikimit dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm:
Thirrje për aplikim.
Apliko në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT
në Programin e Ciklit të Dytë të Studimieve,
Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture.
Kosto e Tarifës: 85 800 Lekë
I vetmi në Shqipëri, Masteri Profesional një vjeçar në Restaurim Monumentesh Kulture, organizuar dhe zhvilluar nga Departamenti i Restaurimit dhe Teknologjisë së Arkitekturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, ka si fokus kryesor, formimin e profesionistëve, të aftë për të përcaktuar shkallën e ruajtjes së monumenteve historike dhe për të zbatuar një seri ndërhyrjesh komplekse, direkte apo indirekte, për të parandaluar, apo kufizuar proceset e degradimit të materialeve dhe strukturave ndërtimore në monumentet e trashëgimisë, me qëllimin final, për të siguruar mbrojtjen, konservimin dhe transmetimin e tërësisë së vlerave historike-kulturore të tyre.
Për të arritur objektivat e Programit të Studimit, krahas studimit frontal të koncepteve teorike, në nivel shkencor, një vëmendje e veçantë i kushtohet, edhe veprimtarive praktike në laboratore dhe në kantieret e restaurimit, duke shfrytezuar të gjitha metodat dhe mjetet më inovative që ofron teknologjia bashkëkohore.
Profesionistët më të shquar të fushës,
Prof. Dr. Pirro Thomo,
Prof. Dr. Neritan Ceka,
si pjesë e stafit akademik dhe të ftuarit e nderit, për zhvillimin e leksioneve të hapura,
Akademik Emin Riza,
Prof. Dr. Aleksandër Meksi,
Prof. Dr. Gjerak Karaiskaj,
me aftësitë, ndjeshmërinë, përgatitjen dhe kontributin e tyre të veçantë e mjaft aktiv, kanë dhënë një ndihmesë tepër të vyer, për transmetimin e dijeve dhe eksperiencave më të mira, prej disa dekadash, në trajtimin e monumenteve të trashëgimisë së ndërtuar, në realitetin shqiptar.
Aplikimi i teknologjive më të reja, bashkëkohore, në fushën e tashëgimisë historike e kulturore, që ndihmojnë për t’i dhënë përgjigjje, çështjeve të hershme, por ende të pazgjidhura, si një pjesë mjaft e rëndësishme e Kurrikulës së Programit të Studimit, është realizuar me mbështetjen dhe bashkëpunimin e profesionistëve të Universiteteve Italiane.
Programi i Ciklit të Dytë të Studimeve, Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture, me një ecuri të konsoliduar vit pas viti, po tërheq gjithmonë e më shumë, personalitete, organizma dhe organizata të rëndësishme që operojnë në fushën e konservimit, restaurimit dhe rijetëzimit të trashëgimisë historike dhe kulturore, duke dëshmuar qartazi, për një nivel mjaft cilësor, shumëplanësh, për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes.
Përshëndetje të gjithë juve studente pjesëmarrës te Konkursit Nderkombëtar të Arkitekturës “Riciklo – Kreativ ’23”.
Të bindur dhe të kënaqur nga cilësia e konceptit të projekteve tuaja, të sjella në Fau brenda afatit, Juria e ngritur enkas për këtë konkurs, e cila është e përberë nga:
1 – Spiro Bakellbashi – Kryetar (Shqipëri)
2- Andrea Maliqari (Shqipëri)
3- Arbër Sadiki (Kosovë)
4- Armand Vokshi (Shqipëri)
5- Denada Veizaj (Shqipëri)
6- Jurtin Hajro (Shqipëri)
7- Matilda Pando (Shqipëri)
8- Kujtim Elezi (Maqedonia e Veriut)
9- Ered Sali (Shqipëri)
vendosi që 22 finalistët e merituar të këtij konkursi të jenë grupet e mëposhtme:
11235
19002
22603
23193
24002
25123
31086
51687
72001
77713
80208
00711
7BB5D
A523D
DRITE
EH211
FVF22
HAFSZ
L3D10
N1H1L
V1005
X0515
Grupet e mësipërme do të vijojnë të jenë anonim deri në ditën e përzgjedhjes së projektit fitues.
Dorëzimi i maketit/prototipit nga aplikantët e përzgjedhur duhet bërë brenda datës 31 Shtator.
Në lidhje me dorëzimin dhe ekspozimin e veprave në TEG, do të dërgohet një njoftim i detajuar.
Faleminderit dhe suksese,
FAU
Kengo Kuma: …the most important thing is the space between the buildings, not the buildings!
Viti Akademik 2022-2023 — Sezoni i vjeshtës
Kontrolli i tretë i punimit të diplomës, do të zhvillohet në datën 21.09.2023.
Dorëzimi i punimit të diplomës do të bëhet në datën 26.09.2023.
Mbrojtja e diplomës do të bëhet në datën 29.09.2023.
Suksese!
Aplikimi për kandidatët transferues, program i dytë studimi, trojet, shtetas të huaj, do të kryhet në datat: 02.09.2023 – 13.09.2023.
Dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidatët është si më poshtë:
Tranferim studimesh (datë 02.09.2023 – 13.09.2023)
- Kërkesa drejtuar IAL-së për programin e studimit ose formulari i aplikimit;
- Planin e plotë të programit të studimit, përfshirë dhe syllabuset përkatëse;
- Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara në çdo lëndë dhe detyrim të shlyer;
- Fotokopje e noterizuar e dëftesës së pjëkurisë të shkollës së mesme;
- Fotokopje të kartës së identitetit (ku të shënohet: nr. tel., e-maili, ID e Maturës Shtetërore);
- Dy fotografi personale;
- Kopje të mandat-pagesës;
Program i dytë studimi (datë 02.09.2023 – 13.09.2023)
- Kërkesa drejtuar IAL-së për programin e studimit ose formulari i aplikimit;
- Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve univeristare të kryera më parë, të shoqëruar me suplementin e diplomës;
- Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara në çdo lëndë dhe detyrim të shlyer;
- Fotokopje e noterizuar e dëftesës së pjëkurisë të shkollës së mesme;
- Fotokopje të kartës së identitetit (ku të shënohet: nr. tel., e-maili, ID e Maturës Shtetërore);
- Dy fotografi personale;
- Kopje të mandat-pagesës;
Trojet (Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Preshevë, Bujanovë, Medvegjë)_(datë 02.09.2022 – 13.09.2022)
- Formulari i aplikimit;
- Kopje të dokumentit te lëshuar nga QSHA-ja që vërteton se diploma e arsimit të mesëm është njohur, të shoqëruar me fotokopje të diplomës/dëftesës dhe listës së notave;
- Në rast se kandidati ka përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri, dorëzon kopje të noterizuar të dëftesës të Maturës Shtetërore;
- Fotokopje të kartës së identitetit (ku të shënohet: nr. tel., e-mail, ID e Maturës Shtetërore);
- Dy fotografi personale;
- Kopje të mandat-pagesës;
Shtetas të huaj (datë 02.09.2023 – 13.09.2023)
- Formulari i aplikimit;
- Kopje të diplomës/dëftesës dhe listës së notave të njehsuar nga QSHA-ja;
- Fotokopje të dokumentit të identifikimit;
- Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe si dhe të gjuhëvë të tjëra të njohura nga kandidati;
- Dy fotografi personale;
- Kopje të mandat-pagesës;
- Autorizimin për trajtimin e të dhënave personale;
Të gjithë kandidatët nga Republika e Kosovës, Kandidatëve me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegjë dhe Bujanovci, kandidatët me aftësi të kufizuar, kandidatët me statusin e jetimit, si dhe kandidatët e minoritetit rom dhe egjiptian, të cilët kanë kryer proçesin e aplikimit në raundin e parë, do të ndjekin hapat si më poshtë:
- Në datat 02 – 13 Shtator 2023, aplikimi për regjistrim për zhvillimin e konkursit.
- Të gjithë aplikantët do t’i nënshtrohen testit të pranimit. Data e zhvillimit të testit të pranimit do të vendoset së shpejti.
- Në datë 18 Shtator 2023, procesi i përzgjedhjes së kandidatëve fitues.
- Kandidatët kanë të drejtën e ankimimit brenda 3 ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve.
- Në datë 26 Shtator 2021, shpallen listat përfundimtare të kandidatëve fitues.
- Në datat 26 Shtator – 03 Tetor 2023, zhvillohet regjistrimi i kandidatëve fitues.
- Pas datës 04 Tetor 2023, për kuotat e paplotësuara, njoftohen kandidatët sipas listës së shpallur, të cilët nuk janë regjistruar në asnjë program studimi.
- Brenda datës 10 Tetor 2023, përfundon regjistrimi për kandidatët fitues.
Të gjithë aplikantët të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë për:
– Transferim studimesh,
– Të huaj,
– Program i II-të studimi,
do të ndjekin hapat si më poshtë:
- Në datat 02 – 13 Shtator 2023, kryhet aplikimi për regjistrim për zhvillimin e konkursit.
- Në datën 15 Shator 2023, shpallen listat e kandidatëve që kanë aplikuar.
- Të gjithë aplikantët do t’i nënshtrohen testit të pranimit. Data e zhvillimit të testit të pranimit do të vendoset së shpejti.
- Në datë 21 Shtator 2023, komisioni shqyrton dhe vlerëson dosjet e aplikantëve.
- Në datë 22 Shtator 2023, shpallen listat me renditjen e kandidatëve.
- Kandidatët kanë të drejtën e ankimimit brenda 3 ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve.
- Në datë 27 Shtator 2023, shpallen listat përfundimtare të kandidatëve fitues.
- Në datat 07 Tetor – 11 Tetor 2023, zhvillohet regjistrimi i kandidatëve fitues.
Kengo Kuma, Tokio, Japoni.
Leksion i hapur: Architecture and Design by Kengo Kuma and Associates.
Datë: 06/09/2023
Ora: 16:00 – 18.00
FAU/UPT
Aula Magna
Silvano Pedrolo, sheshi Nene Tereza
Organizuar nga Ambasada e Japonise në Shqipëri dheFakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës.
Kengo Kuma në leksionin e tij sjell në vëmendje projekte të ndryshme të arkitekturës dhe dizajnit të studios së tij, një prej studiove më të njohura japoneze, duke treguar disa koncepte dhe raste interesante studimore.
Në kuadër të Marrëveshjes KA1 bilaterale, të Programit Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete, për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, në Istanbul Technical University.
Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni në dokumentin e mëposhtëm:
Afati i fundit i aplikimit është 30 Tetor 2023, ora 12.00.