Shkarkoni orarin më poshtë (PDF): Orari vjeshte 2014
02 Jun 2014 - Orari i provime të verës
Shkarkoni orarin (PDF):
07 May 2014 - Orari i provimeve të majit
Shkarkoni orarin (PDF):
21 Apr 2014 - Sesioni i provimeve te majit
Për ti ardhur në ndihmë studentëve, UPT organizon sesionin e Majit sipas modaliteteve të mëposhtme:
Sesioni do të zhvillohet në periudhën 5-16 Maj
Numri maksimal i provimeve që mund të japë një student është 3
Studentët mund të bëjnë kërkesë për regjistrim deri më 30 Prill pranë sekretarisë mësimore
Shlyerja e detyrimeve kryhet deri në datë 2 Maj
Studentët që rezultojnë jokalues në një lëndë nuk do të lejohen të futen në provimin e kësaj lënde gjatë sesionit pasardhës (sesioni i verës)
Dekanati FAU
17 Apr 2014 - Bursa studimi në Kinë
Sino-Central and Eastern Europe Exchange Scholarship
In order to promote the Chinese Government Scholarship program and attract excellent students from Central and Eastern Europe to pursue education in China, the China Scholarship Council launched the Sino-Central and Eastern Europe Exchange Scholarship.
The scholarship is open to 16 countries in Central and Eastern Europe, including: Albania, Estonia, Bulgaria, BA Bosnia Hercegovina, Poland, Czech Republic, Croatia, Latvia, Lithuania, Romania, Macedonia, Serbia, Montenegro, Slovakia, Slovenia and Hungary.
This initiative was strongly supported by the Chinese government and each year, Chinese government allots a large sum of fund as scholarship to support the universities to accept students from this region. Northwestern Polytechnical University (NPU), under this initiative, joins the program.
The students who have officially registered at the universities or colleges in Central and Eastern Europe may apply for the scholarship to support his/her study at universities in China.
The scholarship covers:
1. tuition fees, textbook fees, registration fees; dormitory fees (electricity and water are not included);
2. monthly allowances.
Students do not have to pursue their degrees at NPU. The scholarship is open to exchange students, short-term visiting students, language students, and coming to China for trainings and etc. (staying for at least 3 months)
Before the students apply, to safeguard the students and to ensure the effectiveness of student’s studying result, the host university or college in Central and Eastern Europe should make an agreement on this issue with NPU, mentioning that the universities must recognize the credits students gain in China.
Students who have interest in studying at NPU may submit their applications to the International Office of their own universities or colleges. NPU will accept the students recommended by the International Office of students’ own universities. The application starts from 1st May to 20th June, 2014.
Download catalog:
03 Apr 2014 - Karta bashkiake e studentit
Të gjithë studentët e FAU mund të aplikojnë për Kartën Bashkiake të Studentit dhe të përfitojnë të gjitha shërbimet që u ofrohen nëpërmjet kësaj karte.
Aplikimi mund të kryhet online në:
http://tirana.gov.al/sq/Karta-bashkiake-e-studentit
Mbajtësit e Kartes Bashkiake te Studentit mund të përfitojnë shërbime apo produkte me ulje çmimi, apo me kushte të volitshme pranë partnerëve që janë pjesë e këtij programi.
Cdo student i institucioneve te arsimit te larte te qytetit te Tiranes, i cili eshte ne moshen nga 18 vjec deri 28 vjec, mund te aplikoje per perfitimin e Kartes Bashkiake te Studentit.
Aplikantet duhet te jene studente prane njerit prej institucioneve te arsimit te larte te qytetit te Tiranes, si dhe duhet te paraqiten personalisht se bashku me leternjoftimin ID (karta e identitetit) per te kryer aplikimin prane njeres prej pikave te vena ne funksionim per kete ceshtje.
Më tepër informacion mund të merrni në:
23 Mar 2014 - 100 Pemë nga FAU
100 pemë nga FAU – Mbjellja e pemëve në bllokun “Partizani”
Në datat 21 – 22 Mars 2014 nën angazhimin e studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe iniciativës Mbill Pemën Tënde në hapësirën urbane të bllokut “Partizani” në rrugën Muhamet Gjollesha u mbollën 100 peme te ndryshme te llojeve Bredh, Pishë, Bli, Mimozë dhe Qiparis.
Qëllimi iiniciativës është te ndërgjegjësojë arkitektët dhe urbanistët e ardhshëm për impaktin e gjelbërimit në hapësirën urbane në menyrë që të rritet ndjeshmëria kundrejt aspekteve ambientale të projektimit. Synimi i këtij aksioni është të percjellë mesazhe pozitive në komunitet duke ndikuar në krijimin e “kulturës së gjelbër”.
Kjo fushatë mbjelljeje u zhvillua pas workshopit të organizuar në FAU për hartimin e projektit për gjelbërimin dhe përmirësimin e peizazhit në bllokun “Partizani”.
Workshopi është realizuar në dy faza:
1- Projektimi i hapësirës së gjelber nga studentët e FAU nëpërmjet studimit të elementëve të peizazhit dhe analizës së kontekstit aktual në bllokun “Partizani”. Kjo fazë u zhvillua në datat 17, 18, 19 Mars dhe në përfundim të saj u pergatit nga studentët projektzbatimi i mbjelljes së pemëve dhe përmirësimit të peizazhit, i cili filloi të zbatohej në dt. 21 Mars
2- Mbjellja e rreth 100 pemëve në datat 21-22 Mars nëpërmjet kontributit të studentëve dhe pedagogëve dhe me ndihmën e iniciativës Mbill Pemën Tënde, Bashkisë Tiranë si dhe Njësisë Bashkiake Nr.7.
Datat e zgjedhura përkojnë me Ditën Ndërkombëtare të pyjeve, 21 Marsin, të shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Kjo ditë kujton dhe rrit ndërgjegjesimin mbi rëndësine e pyjeve. Ne këtë ditë inkurajohen përpjekje dhe aktivitete promovuese si mbjellja e pemëve.
12 Mar 2014 - Konkurs projektimi
Konkurs projektimi për kullat e vrojtimit
Agjencia Kombëtare e Bregdetit me qëllim promovimin e shëndetit dhe sigurisë publike, si dhe identitetit dhe kulturës së zonave bregdetare, shpall konkursin universitar për projektimin e kullave vrojtuese përgjatë bregdetit shqiptar.
Ky konkurs synon përfshirjen e departamenteve të projektimit dhe arkitektuës në të gjitha universitetet kombëtare me qëllim angazhimin dhe zhvillimin e talenteve studentore gjatë ndërtimit të strukturave bregdetare përgjatë gjithë territorit shqiptar. Natyra e propozimeve do të prekë dhe hulumtojë mbi gjithë fazat e proçesit të projektimit duke ofruar një projekt propozim të plotë dhe të gatshëm për zbatim.
Shkarkoni programin:
21 Feb 2014 - Ceremonia e Diplomimit 12-13
Ceremonia e Diplomimit në FAU për vitin akademik 2012-2013 u zhvillua në datë 13.02.2014 në Godinën B. Në shpërndarjen e 40 diplomave morën pjesë Dekani i FAU Prof. Andrea Maliqari, Dekani i FIN (Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit) Prof. Asoc. Gëzim Hasko, Zv. Dekani i FAU Gjergji Islami si dhe Pergjegjësi i Departamentit të Urbanistikës Dritan Çaro.
Në fjalën përshëndetëse Prof. Maliqari theksoi rolin dhe traditën e FAU në arritjet në fushën e arkitekturës dh urbanistikës në vend si dhe uroi studentët për një karrierë të suksesshme.
Një fjalë përshëndetëse u mbajt edhe nga MSc. Saimira Mitrushi e cila ishte studentja e diplomuar me rezultatet më të larta në ketë ceremoni.
Pas dhënies së diplomave, atmosfera u ngroh nga surprizat e përgatitura nga një grup studentësh. Ceremonia u mbyll me hedhjen tradicionale të kapeleve që u pasua nga fotografi të shumta me kolegët, profesorët dhe familjarët e të diplomuarve.