When:
25 Mar 2015 @ 11:00
2015-03-25T11:00:00+01:00
2015-03-25T11:30:00+01:00
Where:
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Rruga Muhamet Gjollesha, Tirana
Shqipëria

Mbrojtje e punimit të dizertacionit për gradën shkencore Doktor:

Vështrim kritik mbi Arkitekturën e Fasadave tek ne dhe mundesitë e aplikimit të Teknologjive moderne sot

Kandidati: MSc. Endrit TUZI

Udhëheqës shkencor: Prof. Agron LUFI

Endrit Tuzi Është parë me vëmendje të madhe parimi i konsumit dhe kursimit të energjisë, kryesisht, përmes opsioneve të formave natyrore të shrytëzimit të saj. Ka një eksperiencë tek ne, në hapat e veta fillestare, të realizimit të fasadave me teknologji të avancuar në objektet shumëkatëshe. Këtu, kryesisht fasadat e ventiluara, ku si çelës është përfitimi nga efekti “oxhak” i këtyre tip fasadash. Janë marrë referenca pozitive botërore, si për fasadat e ventiluara, ashtu dhe për fasadat “double-skin”, duke vlerësuar avantazhet, por dhe disavantazhet e tyre. Në vazhdimësinë e punës në tezë, janë prezantuar përparësitë e përdorimit të fasadave me teknologji të avancuar, kushtet klimatike të vendit tonë, të dhënat e domosdoshme ekzistuese tabelare, eksperiencat në objekte të veçanta tek ne, por dhe tentativa konkrete të aplikimit të tyre në vendin tonë.