Me një traditë tashmë  5-vjeçare FAU vijon rolin e tij në fushën e Trashëgimisë Kulturore, duke ofruar programin e studimit Master Profesional në RESTAURIM MONUMENTESH KULTURE. Ky program përmes kurrikulës mësimore dhe stafit akademik të angazhuar sintetizon eksperiencën e profesionistëve vendas dhe atyre të huaj për të sjellë të vetmin program në Shqipëri, që synon të formojë gjeneratën e re të restauratorëve të së nesërmes. Ftohen të gjthë profesionistët në fushën e arkitekturës dhe ndërtimit që duan të specializohen në ruajtjen e trashëgimisë së mjedisit të ndërtuar, të aplikojnë pranë sekretarisë mësimore të FAU, brenda datës 18 TETOR. 

Masteri zhvillohet në bashkëpunim me @Ministria e Kulturës – Instituti i Monumenteve të Kulturës , @Akademia e Studimeve Albanologjike dhe universitetet ndërkombetare partnere të UPT. 

Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen https://old.fau.edu.al/aplikimet-ne-programin-master…/… ose të na kontaktoni në adresën elektronike: FAUrestaurimi@hotmail.com