Të dashur studentë!
Ju që do të zgjidhni të studioni në programin Master Profesional RESTAURIM MONUMENTESH KULTURE që ofron Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU), Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT) ju njoftojmë se në datën 17 Shtator, 2018 nisin aplikimet.
Ju urojme Suksese!
KUSH MUND TË APLIKOJË
Mund të aplikojnë studentët që kanë mbaruar studimet Bachelor dhe MSc. në degën e Arkitekturës, Urbanistikës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit brenda dhe jashtë vendit, Studentë nga Kosova, Maqedonia(FYR), Mali i Zi, Presheva, Medvegja e Bujanovci, si dhe te huaj.
KUOTAT E PRANIMIT, PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019
Programi i studimit | Shuma e
kuotave |
Shqiptarët brenda vendit | Që aplikojnë për program të dytë | Të huaj | Kosovë | Maqedonia(FYR) | Mali i Zi | Presheva | Medvegja | Bujanovci |
Master Profesional në Restaurim Monumentesh Kulture | 50 | 10 | 30 | 2 | 2 | 2 | 1 | 1 | 1 | 1 |
Profesorë nga më të shquarit në këtë fushë do të jenë pjesë e mësimdhënies. Masteri zhvillohet në partneritet dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Institutin e Arkeologjisë si dhe me universitet partnere Universitá “La Sapienza”, TU Wien, Politecnico di Bari, Universitá di Campania.
Mbas një përvoje 2 vjeçare në qytetin e Korçës, në vitin akademik 2018-2019 mësimdhënia do të zhvillohet në Tiranë.