FJALA E DEKANIT TE FAU NE CEREMONIN E DIPLOMIMIT

19 Dhjetor 2016

111Të dashur të diplomuar,

I dashur Prof. Andrea Maliqari, Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës;

Dekanë të nderuar;

Mysafirë të shquar;

Përgjegjës te Departamenteve dhe profesorë të FAU;

Te dashur prindër të të diplomuarve e miq të tyre.

Është privilegji im të përfaqësoj FAU-n në ceremoninë e diplomimit tuaj si arkitekt dhe urbanist te rinj ne këtë salle të ndërtesës së Rektoratit UPT qe është një simbol i Arsimit të Lartë në Shqipëri. Jam shumë i lumtur që jam këtu me ju në këtë rast të veçantë, dhe i kënaqur të them disa fjalë në lidhje me edukimin ne fushën e arkitekturës dhe urbanistikes, si dhe fillimin e jetës tuaj profesionale.

Ju jeni brezi i 42-te i arkitektëve të shkolluar në Universitetin tone. Shkolla jone është e njohur për programin e saj të shkëlqyer profesional dhe shërbimin e saj te rëndësishëm ndaj vendit dhe komunitetit tone, për përgatitjen e arkitekteve te pasionuar e te vendosur në përmirësimin e jetës qytetare duke kontribuar në mirëqenien e shoqërisë.

Pas 47 vitesh histori FAU vazhdon të jetë lider i edukimit dhe kërkimit në arkitekturë e urbanistikë. Ky rrugëtim përbën sot edhe pikën më të forte i shkollës sonë te Arkitekturës dhe Urbanistikes, mbi të cilën është ndërtuar reputacioni dhe është fituar besueshmëria. Gjatë këtyre viteve, një grup i madh profesorësh u mblodhën në Universitetin e Tiranës dhe më pas në Universitetin Politeknik të Tiranës për të ndërmarrë këtë mision i cili vazhdon me përkushtim edhe sot.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës me programet në të tre ciklet e studimit, Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn, Master i Shkencave  në degën Arkitekturë dhe Urbanistikë, Master Profesional në Restaurimin e Monumenteve të Kulturës  si dhe Doktoraturë, është sot ndër më të kërkuarit nga studentët, jo vetëm për kërkesat që ka tregu i punës, por edhe për kualitetin e programeve që ofron. Në këto programe studimi gërshetohen më së miri përvoja dhe eksperienca mësimore dhe shkencore e kësaj shkolle që nga themelimi i saj, me eksperiencën dhe përvojën e përparuar evropiane dhe më gjerë, të shprehura në implementimin e plotë të Kartës së Bolonjës.

Për shkak të tipareve te programeve tona, studentët më të talentuar janë tërhequr këtu – studentët e tillë si ju.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës ndihet sot krenar dhe mjaft i nderuar në përmbushjen e misionit të tij tepër të rëndësishëm të përgatitjes dhe diplomimit të mbi 1200 arkitektëve dhe urbanistëve, numër te cilit i shtoheni dhe ju.

Këtë vit akademik diplomohen 101 studentë (80 diplomant ne MSc në Arkitekturë, 21 diplomant ne MSc. në Urbanizëm dhe 7 Doktorant. Ky është një numër i jashtëzakonshëm i mendjeve të ndritura dhe të trajnuara mirë të cilët, së bashku, mund të udhëheqin rrugën e arkitekturës / urbanizmit dhe shoqërisë.

Në emër të FAU të Universitetit Politeknik të Tiranës, më lejoni të shpreh urimet më të përzemërta për secilin prej jush që do të diplomohet sot, urime për diplomimin tuaj të suksesshëm, pas 5 vjet e më shumë të punës së vazhdueshme e të vështirë në FAU.

Urime, të diplomuar!

Urime, prindër, vajza, djem, kolege, dhe miqtë!

Edhe pse kjo është një festë e diplomimit tuaj, është, po ashtu, një festë për të gjithë ne në këtë sallë dhe më gjerë.

Sot, jemi mbledhur në këtë salle të UPT për të festuar arritjet tuaja të jashtëzakonshme. Ju keni arritur shumë gjatë kohës se studimit tuaj në FAU. Tani ju do të mbani një diplomë nga shkolla më e rëndësishme e Arkitekturës dhe Urbanistikes në Shqipëri dhe një nga shkollat e para të akredituar brenda dhe jashtë vendit.

Me fitimin e kësaj diplome, ju jeni rritur si individë, keni fituar një përvojë të re dhe keni hedhur themele te forta ne fushën e arkitekturës e urbanistikës si dhe  keni arritur kompetencë në zgjidhjen e problemeve që do të ju shërbejnë edhe në të ardhmen. Ju jeni të përgatitur mirë për të krijuar risi dhe rezultate te shkëlqyera, të bashkëpunoni në të gjithë fushat për të trajtuar disa nga sfidat më të mëdha të vendit.

Ju do të na bëni krenarë!

Kjo është dita juaj! Në këtë moshë të rritjes, zhvillimit dhe transformimit, vendi ynë ka nevojë të madhe për profesionist të rinj me vizione të freskëta, entuziazëm dhe energji.

Që tani ju jeni të gatshëm dhe të etur për të lënë FAU dhe për të filluar ushtrimin e profesionit tuaj në praktikë. Siç e dini, Shqipëria ka nevojë për profesionistë të rinj të cilët mund të luajnë role të ndryshme në marrjen e përgjegjësive të mëdha në sektorë të ndryshëm të vendit. Ju keni hyrë në një rrugë ku ka mundësi të ndryshme, por edhe një rrugë që kërkon durim tuaj, karakterin dhe vendosmërinë. Mendjet sipërmarrëse janë të nevojshme në nxitjen mentalitetin krijues në treg. Sektori i ndërtimit ka nevojë për profesionistë të kualifikuar me aftësitë e duhura.

Vendimmarrësit, administratorët e pushtetit qendror dhe lokal duhet të kuptojnë rendësin e punësimit të specialistëve të përgatitur si ju. Ata që mendojnë për çështjet e zhvillimit te qëndrueshëm urban dhe ata që të shkojnë përtej te ndërtuarës duke kërkuar në të ardhmen e zonave rurale janë ende për të dalë nga ju. Ju keni një të ardhme të ndritur shumë aspekte para jush, nëse ju jeni të gatshëm për të dhënë atë njëqind për qind.

Ka shumë fusha të praktikës dhe hulumtimeve që janë ende për t’u eksploruar dhe pushtuar me ekspertizën tuaj në këtë vend. Ju keni vënë ne dispozicion të gjitha energjitë tuaja për të studiuar në këto vite. Tani është koha për të praktikuar dhe zhvilluar atë që keni mësuar në botën profesionale të arkitekturës, urbanistikës dhe disiplinave të tjera në këtë kulm të rritjes, zhvillimit dhe transformimit të Shqipërisë.

Është koha të pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj në këtë epokë me dritëz shprese për të kapërcyer tranzicionin e tej zgjatur në përgjithësi, dhe për të ndërtuar një komb që mund të jetë një model për rritjen dhe prosperitetin.

Unë do të doja të përfitoj nga ky rast të falënderoj pedagogët tuaj, të cilët kontribuuan në zhvillimin tuaj si profesionistë dhe kanë të krijuar një mjedis të përshtatshëm për të mësuar, prindërit dhe familjaret, të cilët dhanë kontributin e tyre të çmuar dhe mbështetjen për të arritur aty ku jeni sot, dhe gjithë stafin mbështetës në FAU që dha më të mirën për të patur ambientet e mundshme të të mësuarit.

Faleminderit që zgjodhët FAU,

Ju falënderoj për rritjen tuaj së bashku me FAU-n

ju falënderoj që na sillni triumfet e shënuara nga sukseset që keni arritur tashmë, dhe ata që janë ende për të arritur.

Edhe një herë ju përgëzoj dhe shpresoj qe ju do të na bëni të gjithëve krenarë duke i dhënë më të mirën tuaj në ndërtimin e një Shqipërie më të mirë dhe të begatë.

Dekan i Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës

Prof. Dr. Florian Nepravishta

 

img_3498 img_3651 img_3519 img_3500 img_3486 img_3567 img_3571 15625643_10206749601693077_4651838306710870750_o 15585263_10206749648694252_7560045847130623497_o img_3664