Të nderuar aplikantë,
Ju njoftojmë se listat e dala janë rezultat i formulës:

PIKËT TOTALE
(0.6 * MesVKM * Koef * 1000) + (0.4 * Ttesti * 100)

Pra nëse do të doni të bëni llogaritjen e pikëve tuaja duhet ti llogarisni:

A) MesVKM * Koefiçientin e shkollës
B) Pikët e testit të pranimit:
Testi ka 60 pyetje * 3 pikë = 180 pikë

I konvertuar për tu llogaritur në formulë për sistemin me 100 pikë është vepruar:

Testi = (PikëTesti * 100)/180
Psh: Nëse në test kanë marrë 61 pikë nga 180 pikë,
e konvertuar në sistemin me 100 pikë i takojnë 33.88888889
(61*100)/180 = 33.88888889


Aplikantët të cilët duan të shohin online fletën e tyre të përgjigjeve të testit, ju lutem na shkruani duke dërguar ID e maturantit në adresën e emailin: info@cleanscore.al


Ankimimet
Ankimimet do të jenë më datë 01.09.2022, ora 09:00 – 16:00 pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.


Nisur nga eksperienca e viteve të shkuara, inkurajojmë të gjithë aplikantët poshtë vijës së kuqe që të mos nxitohen për tu regjistruar diku tjetër, por të presin me durim rradhën dhe ndryshimet që mund të sjellë zgjedhja e aplikantëve mbi vizën e kuqe të tanishme.


Suksese!