Njoftohen të gjithë studentët e FAU se, duke nisur nga data 16 Tetor 2023, fillon aplikimi sipas formularëve, shoqëruar me dokumentacionin provues të tyre, dorëzuar nga studenti në zyrën e financës për bursë financiare dhe përjashtim nga tarifa vjetore e shkollimit për vitin akademik 2023-2024, për kategorinë “student në nevojë”.
Pagesa e bursës financiare për studentët perfituës që aplikojnë brenda datës 20 Nëntor 2023, do jetë që nga data e regjistrimit të tyre dhe për aplikimin pas datës 20 Nëntor 2023 pagesa e bursës financiare do jetë nga muaji pasardhës i aplikimit.